Rriten ndërtimet në tremujorin e dytë, volumi i shitjeve shkon në 34%

Publikuar tek: ekonomi, më 16:20 14-09-2017 Rriten ndërtimet në tremujorin e dytë, volumi i shitjeve shkon në 34%

INSTAT ka publikuar sot  treguesit kryesorë tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, të cilat përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, gaz, avull; Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e dytë 2017.

Indekset e treguesve kryesorë në statistikat afatshkurtra në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2017 (periudhë bazë 2010=100), paraqiten si më poshtë.

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 33,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit me 14,5 %, shkruan Monitor. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 32,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit 10,1 %.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, ky tregues i papërshtatur sezonalisht krahasuar me tremujorin paraardhës, u rrit me 0,5 %.

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i papërshtatur sezonalisht u rrit 2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024372100830078
array(1) { ["section"]=> string(73) "rriten-ndertimet-ne-tremujorin-e-dyte-volumi-i-shitjeve-shkon-ne-34-92338" }