Rriten sërish interesat e obligacioneve të qeverisë gjatë gushtit

Publikuar tek: ekonomi, më 11:50 22-08-2016 Rriten sërish interesat e obligacioneve të qeverisë gjatë gushtit

Interesat e obligacioneve të qeverisë shqiptare u rritën sërish në ankandet e muajit gusht.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, obligacionet dyvjeçare u emetuan me një interes në nivelin 1.88%, ose  0.2 pikë përqindje më shume së në ankandin e muajit korrik.

Në këtë ankand nga katër miliardë lekë të shpallura, u arritën të siguroheshin rreth 3.6 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë vëren se në 6-mujorin e parë të vitit 2016, obligacionet 2-vjeçare (që kanë emetime të rregullta mujore) shënuan ulje të njëpasnjëshme, duke zbritur në 1.50% në qershor, nga 1.9% që shënonte në muajin mars.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022240877151489
array(1) { ["section"]=> string(71) "rriten-serish-interesat-e-obligacioneve-te-qeverise-gjate-gushtit-50476" }