Rriten taksat në Vlorë, LSI bashkon votat ‘kundër’ me PD-në

Publikuar tek: politike, më 17:46 28-12-2015 Rriten taksat në Vlorë, LSI bashkon votat ‘kundër’ me PD-në

Me 21 vota ‘pro’ dhe 14 ‘kundër’ Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar rritjen e taksave në disa kategori për vitin 2016.

Rritje taksash do të ketë për pasuritë e paluajtshme, fjetjen në hotel, ndërsa për herë të parë qytetarët vlonjatë do të paguajnë taksë mbi truallin, që do të përfshijë edhe bizneset.

Në tarifat, për zënien e hapësirave publike, jane shtuar 2 kategori të reja taksash:

1. taksa e zënies së hapësirave publike për qëllime biznesi.

2. për zënien e hapësirave publike në plazh.

Ndërkohë, tarifa e shërbimit të ndricimit dhe gjelbërimit, ka pësuar një rritje nga 1500 lekë në 1800 lekë.

Këshilltarët e LSI-së në këtë Bashki kanë bashkuar votat e tyre kundër së bashku me demokratët, për të kundërshtuar këtë rritje taksash. Megjithatë, votat e socialistëve kanë mjaftuar që ky vendim të kalojë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Republikanët serbë në Tiranë, kërkojnë falje për krimet e luftës në Kosovë
Festat bëjnë bashkë ministrin Bushati dhe kryebashkiaken Ademi, trokasin gotat me njëri-tjetrin »
Article Logic
Execution time: 0.023216009140015
array(1) { ["section"]=> string(62) "rriten-taksat-ne-vlore-lsi-bashkon-votat-kunder-me-pd-ne-28739" }