Rritet bilanci i të vdekurve nga zjarri në Greqi, mes viktimave 11 fëmijë

Publikuar tek: bota, më 08:13 10-08-2018 Rritet bilanci i të vdekurve nga zjarri në Greqi, mes viktimave 11 fëmijë Zjarri ne Greqi

Është rritur bilanci i të vdekurve nga zjarri në zonat afër Athinës, në fund të muajit të kaluar. Këtë shifër e kanë konfirmuar autoritetet greke.

Sipas agjencisë greke për mbrojtjen civile viktima më e re ishte një foshnjë 6-muajshe dhe më i moshuari ishte 93 vjeç. Në mesin e të vdekurve ishin 11 fëmijë.

Nga zjarri që kaploi këtë pjesë të Greqisë, kanë vdekur edhe 4 persona të huaj. Një grua nga Polonia bashkë me fëmijën e saj, si dhe dy burra, njëri nga Irlanda dhe tjetri nga Belgjika.

Derisa 8 persona janë ende në spital dhe në rrezik për jetën.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 29 fëmijë të vdekur nga sulmi me raketë i Sauditëve në Jemen
E përplasi makina në mes të rrugës, vdes në spital shqiptari në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.023611068725586
array(1) { ["section"]=> string(79) "rritet-bilanci-i-te-vdekurve-nga-zjarri-ne-greqi-mes-viktimave-11-femije-130672" }