Rritet borxhi doganor i Durrësit, arrin 1.4 miliard lekë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:07 05-07-2016 Rritet borxhi doganor i Durrësit, arrin 1.4 miliard lekë

Pas inspektimit të Doganës së Durrësit  nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka rezultuar se borxhi doganor ka arritur 1.4 miliard lekë.  

Kërë borxh  e zotërojnë 438 subjekte. Administrata e doganës së Durrësit nuk ka marrë asnjë masë për rikuperimin e kësaj shume, pasi për subjekt debitor nuk është zbatuar masa e sekuestrimit për të mbuluar detyrimet.

Sipas  KLSH ky veprim bie në kundërshtim me kërkesat e Kodit Doganor “Për zbatimin praktik të procedurës së evidentimit, kontabilizimit dhe vjeljes së borxhit doganor dhe akcizës”.

KLSH ju kërkon autoriteteve përkatës të marrin masat konkrete në përputhje me ligjin për të bërë të mundur rikuperimin e borxhit doganor.

Nga auditimi rezulton se të ardhurat doganore në total nuk janë realizuar në vlerë 2,099,726 mijë lekë ose 4 % më pak se sa programimi i vitit 2015.

Peshën kryesore në të ardhurat e degës doganore, si në programim ashtu dhe realizim e zënë të ardhurat nga TVSh, e cila është realizuar në masën 96,5 %.

Sipas KLSH, realizimi i të ardhurave doganore në masën 96 %, tregon për një punë të pamjaftueshme të autoritetit doganor.

Nga auditimi i ushtruar në Sektorin e Regjimeve dhe të Akcizës lidhur me zbatimin e legjislacionit dhe procedurave doganor gjatë administrimit të Regjimit të Përpunimit Aktiv, për vitin 2015, KLSH  konstatoi se, ky sektor nuk ka administruar një program kontrolli, në përputhje me analizën vjetore të riskut të miratuar nga autoriteti doganor kompetent, për ushtrimin e kontrolleve dhe kryerjen e inventarëve vjetore me grupe pune të posaçme në ambientet e subjekteve që operojnë në këtë regjim.

Numri i kontrolleve të realizuara gjatë vitit 2015 ka qenë shumë i ulët në raport me numrin e madh të subjekteve që operojnë me këto regjime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10575008392334
array(1) { ["section"]=> string(61) "rritet-borxhi-doganor-i-durresit-arrin-1-4-miliard-leke-45594" }