Rritet çmimi i ushqimeve, inflacioni arrin në 2%

Publikuar tek: ekonomi, më 13:58 08-09-2016 Rritet çmimi i ushqimeve, inflacioni arrin në 2%

Gjatë muajit gusht inflacioni arriti vlerën e 2% duke u rritur me 0.1% nga një vit më parë.

Sipas INSTAT ndikim kryesor në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit e luajti grupi  “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,70 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor”., “Pije alkoolike e duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” , “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”  kanë kontribuar në vlera më të vogla.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje.

Ndërsa grupet” Transport”, “Veshje dhe Këpucë” kanë kontribuar negativisht.

 Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike me 4,7 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,4 %, grupi “Argëtim e kulturë” me 2,4 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 2,2 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Komunikimi” dhe “Shëndeti me nga 0,1 % secili, etj.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të kthehet në objektiv e parashikur prej saj 1-3%

Inflacioni bazë është tregues i rëndësishëm në këndvështrimin e Bankës Qendrore, sepse ai tregon tendencat më afatgjata të inflacionit dhe është orientues i kursit të politikës monetare.

inflacioni_123.png

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020565032958984
array(1) { ["section"]=> string(52) "rritet-cmimi-i-ushqimeve-inflacioni-arrin-ne-2-52298" }