Rritet fluksi në aeroportin e Rinasit, mbi 1.8 milionë pasagjerë në 2014

Publikuar tek: ekonomi, më 17:20 23-03-2015 Rritet fluksi në aeroportin e Rinasit, mbi 1.8 milionë pasagjerë në 2014

Fluksi i pasagjerëve që kanë përdorur aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza” në fund të vitit 2014 arriti në 1,810.3015 persona.

Sipas statistikave të Tirana Airport Partners, gjatë 2014 numri i pasagjerëve arriti në 1,810.3015 persona, nga 1,757,342 persona që ishte në fund të vitit 2013.

TIA raporton për një ulje të lëvizjeve të trafikut ajror gjatë vitit 2014. Gjatë vitit që lamë pas u numëruan 17,928 lëvizje nga 19,942 që ishin në 2013-ën. Referuar të dhënave në 2014-ën, transporti i kargove pësoi një rritje të lehtë.

Aeroporti - Rezultatet e trafikut 2014:

Pasagjerë 1,810.3015

Lëvizjet e trafikut ajror 17,928

Kargo (në ton) 2,324 tonë

Numri i personelit të kompanisë së aeroportit afërsisht 275

Numri i të punësuarve i të gjitha shoqërive pranë aeroportit afërsisht 700

Numri total i të punësuarve afërsisht 975

Aeroporti - Rezultatet e trafikut 2013:

Pasagjerë 1,757,342

Lëvizjet e trafikut ajror 19,942

Kargo (në ton) 2,164

Numri i personelit të kompanisë së aeroportit afërsisht 275

Numri i të punësuarve i të gjitha shoqërive pranë aeroportit afërsisht 700

Numri total i të punësuarve afërsisht 975

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073559284210205
array(1) { ["section"]=> string(76) "rritet-fluksi-ne-aeroportin-e-rinasit-mbi-1-8-milione-pasagjere-ne-2014-6737" }