"Rritet në detyrë" Armand Duka, merr pozicion të ri në UEFA

Publikuar tek: sport, më 09:40 02-07-2017

Duke filluar nga data 1 Korrik 2017, Presidenti i FSHF-së Armand Duka do të jetë me një pozicion të ri, në Komisionet e organizmit të futbollit europian, me detyrën e nën/kryetarit të Komitetit “Hattrick” në UEFA.

Ky është një vlerësim i lartë në drejtim të kreut të futbollit për këtë përgjegjësi të re, duke marrë parasysh këtu edhe faktin që krytarët dhe nën/kryetarët e Komiteteve të UEFA-s janë përgjithësisht, edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Komiteti i “Hattrick”, është Komiteti me buxhetin më të lartë në UEFA, duke evidentuar këtu edhe faktin që ky organ merret me projektet më madhore që kanë federatat kombëtare të të gjitha vendeve në Europë, si dhe është një formë investimi i projekteve që UEFA ka krijuar që nga viti 2004 për të gjitha vendet anëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përleshje mes tifozëve të Partizanit dhe Botev Poltiv në hyrje të ‘Selman Stermasit”
Gjermanët nuk ndalen, ngrenë lart kupën e Konfederatave »
Article Logic
Execution time: 0.57013702392578
array(1) { ["section"]=> string(62) "rritet-ne-detyre-armand-duka-merr-pozicion-te-ri-ne-uefa-84707" }