Rritet numri i falimenteve të bizneseve, 32 kërkesa në Gjykatën e Shkallës së Parë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:12 05-07-2016 Rritet numri i falimenteve të bizneseve, 32 kërkesa në Gjykatën e Shkallës së Parë

Numri i kërkesave për faliment ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit. 

 Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, kanë mbërritur 10 çështje të reja për shqyrtim për periudhën janar – qershor 2016.  Në total janë 32 çështje të mbartura dhe nga viti i kaluar që kanë objekt falimentin.

Kjo gjykatë është shprehur edhe për deklarimin e pretendimeve për dy raste, ai i Italcrome ( që ka vepruar në Burrel) dhe Al.p.in shpk ( naftë dhe gaz), për të cilat pritet të publikohet lista e verifikimeve të pretendimeve të kreditorëve.

Po sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë gjatë periudhës janar – qershor 2016 janë regjistruar në total 11,012 çështje civile nga të cilat 6,047 janë të ardhura të reja, ku pjesa më e madhe kanë të bëjnë me shkaktim dëmi, padi pronësie, padi kontraktuale, kundërshtim veprimi përmbarimor etj.

Së fundmi në Kuvend ka mbërritur për disktutim projekligji për Falimentin dhe ai për disa ndryshime në Kodin Civil.

Ekzistojnë rreth 200 nene që do të përcaktojnë të gjithë zinxhirin nga do të kalojë falimenti. Në legjislacion  për falimentimin që është miratuar pas viteve ’90, parashikohet një radhë e posaçme preferimi për shlyerjen e detyrimeve para dhe pas rishpërndarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036152124404907
array(1) { ["section"]=> string(84) "rritet-numri-i-falimenteve-ne-tirane-32-kerkesa-ne-gjykaten-e-shkalles-se-pare-45583" }