Rritet numri i kredive me probleme, arrin në 19.8%

Publikuar tek: ekonomi, më 16:50 08-08-2016 Rritet numri i kredive me probleme, arrin në 19.8%

Sipas një njoftimi të Bankës së Shqipërisë, kredia me problem është rritur duke arritur në 19.8% gjatë tre mujorit të dytë të vitit.  Gjatë tre mujorit të parë kredia kishte vlerat 18.9%.

Që nga fundi i vitit të kaluar problemet me kreditë qenë të larta, por që është rritur me 2,5 % nga fundi i vitit 2015.

Të dhënat tregojnë se të gjitha kategoritë e klasifikimit si hua e keqe, janë në rritje.

Në fund të vitit të kaluar, bankat ndoqën një politikë agresive të fshirjes nga bilanci të huave të humbura (që kishin më shumë se tre vjet që nuk arkëtoheshin), çka krijoi iluzionin se kreditë me probleme po uleshin.

Por, muajt e parë të 2016-s treguan se ulja e këtij treguesi do të ishte e vështirë, pasi dhe ata kredimarrës që dikur ishin të mirë, po shfaqnin problem në sigurimin e likuiditeteve të nevojshme për këstet e huasë.

Trajtimi i kredive me probleme është e domosdoshme për lehtësimin e rreziku që po pengon ringjalljen e kredisë.

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024902105331421
array(1) { ["section"]=> string(54) "rritet-numri-i-kredive-me-probleme-arrin-ne-19-8-49128" }