Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 17:47 23-06-2017 Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri

Në bazë të të dhënave të siguruara  nga Instituti i Statistikave, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në pesë muajt e parë 2017 është rritur me 9.5 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, duke shkuar në 1.321.474.

Sipas të dhënave, rritje ka pasur në numrin e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për pushime të gjata, pra jo për vizitat njëditore, pasi për periudhën janar- maj 2017 ky numër ka qenë 366.919, nga 132.729 që ka qenë të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

INSTAT raporton gjithashtu se, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në maj 2017 është 721.054. Krahasuar me majin 2016, ky tregues rezulton me rritje 1,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 360.082. Krahasuar me majin 2016, ky numër është rritur me 0,4 %.

Më tej INSTAT thotë se numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë në maj 2017 rezulton nga Kosova me 29,3 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve nga Maqedonia me 13,6 %, Mali i Zi me 10,1 %, Greqia me 8,8 %.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032560110092163
array(1) { ["section"]=> string(50) "rritet-numri-i-turisteve-te-huaj-ne-shqiperi-83589" }