Rritet vlera e Kombëtares pas Euro2016, dyfishohet çmimi i Hysajt, goli nuk i sjell asgjë Sadikut

Publikuar tek: sport, më 17:30 27-06-2016 Rritet vlera e Kombëtares pas Euro2016, dyfishohet çmimi i Hysajt, goli nuk i sjell asgjë Sadikut

Me 15% është rritur vlera e Kombëtares Shqiptare pas Kampionatit Europian, ku kuqezinjtë u prezantuan për herë të parë që prej krijimit të këtij kompeticioni.

Sipas faqes TransferMarkt, në fillim të Euro2016, vlera e skuadrës llogaritej në 40,88 milion euro ndërsa sot ka arritur në 46,15 milion euro. Pothuajse të gjithë peshën kryesore në këtë rritje e mban mbrojtësi Elseid Hysaj, vlera e kartonit e të cilit është rritur me rreth 6 milion euro, duke arritur në shifrën e 12 milion eurove.

Rritje të vlerës së tyre kanë patur edhe 7 lojtarë të tjerë të Kombëtares: Alban Hoxha, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Ermir Lenjani, Amir Abrashi, Ledian Memushaj dhe Sokol Cikalleshi.

Dy lojtarët e vetëm, që kanë pasur ulje sa u përket vlerës së tyre në tregun e futbollit janë Orges Shehi dhe Odise Roshi që kushtojën respektivisht 125 mijë euro dhe 350 mijë euro.

I çuditshëm është fakti se aktivizimi në tre ndeshje dhe goli i shënuar ndaj Rumanisë nuk ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të Armando Sadikut. Kartoni i sulmuesit llogaritet në 750 mijë euro, aq sa edhe në fillim të Kampionatit Europian.

Pas Hysajt, lojtarët që kushtojnë më shumë në Kombëtaren Shqiptare janë portieri Etrit Berisha dhe mesfushori Taulant Xhaka, nga 4 milion euro secili. 

Screenshot_5.png

Screenshot_6.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përballja me Kosovën, në Ukrainë çështja kthehet në politike
Humbi me Shqipërinë, shkarkohet trajneri i Rumanisë »
Article Logic
Execution time: 0.15774416923523
array(1) { ["section"]=> string(101) "rritet-vlera-e-kombetares-pas-euro2016-dyfishohet-cmimi-i-hysajt-goli-nuk-i-sjell-asgje-sadikut-44748" }