Rritja e çmimit të biletës për transportin urban, Olli: E papranueshme

Publikuar tek: politike, më 10:55 24-12-2015 Rritja e çmimit të biletës për transportin urban, Olli: E papranueshme Leonard Olli

Leonard Olli, kreu  këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës kundërshtoi para mediave rritjen e çmimit të biletës për transportin publik duke e parë si të papranueshme. Olli tha se nëse ndokush do të avancojë në këtë drejtim, atëhere kundërshtimi politik i PD do të përshkallëzohet.

“Ne mbetemi në qëndrimin tonë të palëkundër që cmimi nuk mund të ndryshojë, ka forma alternative subvencionimi apo forma të tjera që banorët të qarkullojnë pa asnjë shqetësim por të mendosh që zgjidhja vjen duke rritur çmimin është e papranueshme”, tha Olli.

“Jo zgjidhje në kurriz të qytetarëve, nëse dikush guxon ne paralajmërojnë një përshkallëzim të reagimit tonë politik “, përmbylli kreu i këshilltarëve të PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti për Reformën në Drejtësi, Demokratët zbardhin rekomandimet e Komisionit të Venecias
Manjani-gjyqtarëve e prokurorëve në tryezë: Ju e dini ku pikon çatia »
Article Logic
Execution time: 0.047976970672607
array(1) { ["section"]=> string(74) "rritja-e-cmimit-te-biletes-per-transportin-urban-olli-e-papranueshme-28462" }