Rritja ekonomike, ku i rendit FMN Shqipërinë dhe Kosovën ndër vendet e rajonit?

Publikuar tek: ekonomi, më 07:15 19-04-2017 Rritja ekonomike, ku i rendit FMN Shqipërinë dhe Kosovën ndër vendet e rajonit?

Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi parashikimin se ekonomia shqiptare do të ketë rritjen më të lartë në rajon gjatë këtij viti. Në raportin e sapopublikuar mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3.7 për qind, nga 3.5 për qind sa u rrit vitin e kaluar.

Sipas FMN-së, kjo është ecuria më e mirë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga një tjetër shtet shqiptar, Republika e Kosovës. Ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5 për qind, ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoni, prodhimi kombëtar do të zgjerohet respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind, transmeton Tch.

Por veç pritshmërive më optimiste për ekonomitë e ngjashme të rajonit, lajmi tjetër i mirë për Shqipërinë është dalja nga kriza shumëvjeçare e Greqisë, një shtet me ndikim të madh ekonomik në Shqipëri.

Sipas FMN-së, pas shumë vitesh rënieje dhe ngecjeje ekonomike, ekonomia greke do të rritet me 2.2 për qind këtë vit, ndërkohë që Italia, një tjetër ekonomi me ndikim përcaktues për Shqipërinë, do të rritet me 0.8 për qind.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03186297416687
array(1) { ["section"]=> string(83) "rritja-ekonomike-ku-i-rendit-fmn-shqiperine-dhe-kosoven-nder-vendet-e-rajonit-75638" }