Rritje e paparashikueshme e të ardhurave nga tatim-fitimi, si pasojë e frikës nga gjoba prej 15% të vlerës

Publikuar tek: ekonomi, më 12:52 14-07-2016 Rritje e paparashikueshme e të ardhurave nga tatim-fitimi, si pasojë e frikës nga gjoba prej 15% të vlerës

 Të ardhurat nga tatim fitimi kanë pësuar një rritje të paparashikueshme nga financat. Rritja ka qenë me 22% në 6 mujorin e parë të vitit duke arritur në 16.2 miliardë lekë.

 Të ardhurat nga tatim fitimi  janë zëri me  realizimin më të madh të planit në të ardhurat tatimore e doganore.

Këto të ardhura kanë kompesuar dhe dhe mosrealizimin e TVSH-së dhe taksave të tjera nacionale. Duket se një nga nenet e ligjit të supergjobave (procedurave tatimore), miratuar në tetor të vitit të kaluar dhe që nuk u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese ka dhënë efekt në rritjen e të ardhurave.

Sipas ekonomistëve , bizneset janë nxituar të paguajnë këstet e tatim fitimit, përndryshe rrezikonin që të merrnin gjobë që është sa 15% e vlerës së këstit.

Më parë, bizneset nuk ngarkoheshin me gjoba, në rast se nuk paguanin tatim fitimin, thjesht nuk merrnin dot vërtetim në tatime që kishin paguar detyrimet. Frika nga gjoba ka bërë që biznesi të nxitojë të paguajë këstet e tatim fitimit.

Të gjitha bizneseve i’u është dërguar njoftimi në lidhje me ndëshkimin që do të marrin në rast të mospagimit në kohë të kësteve.  “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar. (Ndryshuar me Ligj Nr. 99/2015, datë 23.09.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 187, datë 28 tetor 2015, neni 114/1)).”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022937059402466
array(1) { ["section"]=> string(110) "rritje-e-paparashikueshme-e-te-ardhurave-nga-tatim-fitimi-si-pasoje-e-frikes-nga-gjoba-prej-15-te-vleres-46555" }