“Rrno për me gatue”! Nisma e jashtëzakonshme e shefave të kuzhinës në Tiranë, jehonë në prestigjozen italiane (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 10:03 19-10-2018 “Rrno për me gatue”! Nisma e jashtëzakonshme e shefave të kuzhinës në Tiranë, jehonë në prestigjozen italiane (FOTOT) 12 shefat e kuzhines

“Rrno për me gatue”, nisma gastronomike që mblodhi në Tiranë, 12 shefa guzhine shqiptarë që kanë sukses në botë, 12 gjyshe, dhe 12 pjata mes modernes dhe tradicionales, ka zënë vend në guidën më prestigjoze të kuzhinës italiane.

Gazetarja italiane Luciana Squadrilli, që ka për passion të shkruaj për udhëtimet e gastronominë, këtë event, e ka reklamuar më së miri në revistën italiane.

Ja se ç’shkruan:

Ndoshta është shumë herët për të folur për kuzhinën e re shqiptare dhe të flasësh për suksesin e menjëhershëm. Por sigurisht dicka në mes, ndërmjet shkodrës e sarandës, ndërmjet Malit të Zi dhe Greqisë, është duke lëvizur, duke shkuar edhe përtej byrekut të shijshëm.

Në vecanti në Tiranë, kryeqytteti dinamik i vendit i drejtuar nga kryebashkiaku energjik Erion Veliaj që e ka të qartë rëndësinë e turizmit dhe gjithashtu të gastronomisë për të mbështetur ekonominë kombëtare. Për këtë mbështeti fuqishëm “Rilindjen e kuzhinës shqiptare”, iniciativën e menduar nga Bledar Kola, që është shefi i “Mullixhiut”, restoranti i bukur me ullinj të vegjël dhe furrë druri ku cdo gjë që propozohet, duke përfshirë edhe bukën e makaronat, është bërë në shtëpi dhe vjen nga kompania motër Mrizi i Zanave, në zonën rurale të Zadrimës.

Organizuar së bashku me vëllain Nikolinin dhe pjesmarrjen e bashkisë së Tiranës dhe Bashkimin e Manifakturave Shqiptare, u mblodhën 12 ndër shefat shqiptarë më të talentuar që punojnë në kuzhinat evropiane, Italia në vend të parë por edhe nga vendet nordike – që e quajtën “rrno për me gatue”, që është marrë nga titulli I librit të At Zef Pllumbit, priftit franceskan të burgosur nga regjimi komunist “Rrno për me tregue”.

Mario Peqini, pasticier në Piazza Duomo

42127505-355032005240284-5089112057609977856-n.jpg

Objektivi është për të nxitur dhe për të vlerësuar gastronominë lokale, duke njohur trashëgimninë që thuajse vdiq për më shumë se 40 vjet të diktaturës komuniste, për të rikrijuar një gastronomi kombëtare dhe mbi të gjitha për tu dhënë stimul më të rinjve, shefave të së ardhmes.

Bledar Kola, chef i Mullixhiut në Tiranë

42369871-356750361735115-6979840816898375680-n.jpg

Nëse prej vitesh të emigroje dhe të bëheshe shef kuzhine apo picash ishte një nga gjërat e zakonshme për djemtë këtu, sot sfida është për një qëllim më të lartë, për të marrë rrënjët e kuzhinës dhe të njohësh kuzhinën shqiptare jashtë vendit dhe të përcaktohet një model I ri për të kombinuar traditën dhe krijimtarinë e re pa frikë, sic ndodh te Mullixhiu, ku arrijnë në tavolinë bukë dhe mish gatuar në furrë druri, sallata krijuese dhe për ëmbëlsirë një copë e vogël kadaif makaronash me caramel shërbyer me një lloj tubi që thith akulloren dhe lëngun e fermentuar.

Jetojnë e punojnë jashtë vendit, Ardit Curri, Ronald Bukri, Loris Pema, Mario Peqini, Entiana Osmenzeza, Erjon Karaj, Pol Pocari, Rhamon Buqai, Fejsal Demiraj, Besnik Gashi e Albert Hamza si dhe Bleri Dervishi që fitoi Mastershef në Shqipëri në 2015.

Janë këta që do të bëjnë modelet për më të rinjtë, nga demonstrimet në shkolla për të folur lidhur me ushqimin tradicional dhe të shëndetshëm për të demonstruar se tradita është e rëndësishme, por mund të jetë bazë për të krijuar dicka të re.

Entiana Osmenzeza

11701205-10206143479880223-3185780605523774368-n.jpg

Edicioni i parë u zhvillua në hapësirën e rinovuar të Pazarit të ri, I rrethuar nga restorante e bare të modës, dhe ky ishte hapi i parë për të krijuar një lëvizje bazuar në pasionin për ushqimin. Një passion që ka kaluar nga brezi në brez duke u bazuar në frazën e famshme të kompozitorit austriak Gustav Mahler “Tradita është të ruash zjarrin, jo të adhurosh hirin”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « HISTORIA E PANJOHUR/ Kush është shkencëtari NURI GJATA...Historia e trishtë mes Stambollit, Parisit e Tiranës, lidhja me gazetaren e bukur të Bejrutit dhe rrëfimi i bashkëshortes
Violinisti i njohur shqiptar, koncert sot në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.0046980381011963
array(1) { ["section"]=> string(118) "rrno-per-me-gatue-nisma-e-jashtezakonshme-e-shefave-te-kuzhines-ne-tirane-jehone-ne-prestigjozen-italiane-fotot-138372" }