Rroshi-Halimit: Qytetarët zgjedhin Kavajën për jetë më të mirë, nuk manipulojmë zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 14:58 27-05-2015 Rroshi-Halimit: Qytetarët zgjedhin Kavajën për jetë më të mirë, nuk manipulojmë zgjedhjet

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike  e cila nëpërmjet deputetit Eduard Halimi, e akuzoi se në këtë qytet janë importuar banorë në mënyrë që të ndikohet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale. Rroshi është shprehur se këto akuza konfirmojnë panikun që ka zënë PD-në për rezultatin me të cilin do të përballet më 21 qershor. Sipas kandidatit socialist, banorë nga fshatrat përreth janë vendosur në Kavajë për një jetë më të mirë, e këtë nuk mund ta ndalojë askush. Rroshi ka deklaruar se vetëm në Tiranë jetojnë 1500 kavajas, çka tregon se migrimi i brendshëm është një fenomen i gjerë dhe jo vetëm i Kavajës.

“Kundërshtari del në media dhe thotë se Elvis Rroshi ka sjellë 600 veta në bashkinë e Kavajës. Njerëzit janë larguar nga Spilleja, Gosa apo nga fshatra të tjera që ofrojnë pak mundësi dhe janë vendosur në Kavajë. Çfarë ka këtu të gabuar? Po në Tiranë, sa banorë nga qytete të tjera janë vendosur atje? 1500 qytetarë të Kavajës jetojnë në Tiranë, çfarë duhet t’i themi ne tani se përse janë vendosur në Tiranë? I ka zënë paniku”, ka deklaruar Rroshi.

Rroshi është shprehur se PD dhe kandidati i saj nuk mund të hedhë poshtë punën që është bërë në Kavajë përgjatë këtyre 4 viteve, çka i bën ata të frikësuar për rezultatin në votimet e 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manëz, PD: Janë dhunuar 3 punonjës të Bashkisë nga militantët e PS
Ish-presidenti Moisiu në Kumanovë, ndërkohë që Vuçiç në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.027442932128906
array(1) { ["section"]=> string(93) "rroshi-halimit-qytetaret-zgjedhin-kavajen-per-jete-me-te-mire-nuk-manipulojme-zgjedhjet-12082" }