Rroshi: Kavajës i duhet një drejtues që e çon zërin në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 10:46 21-05-2015 Rroshi: Kavajës i duhet një drejtues që e çon zërin në Tiranë

Elvis Rroshi, krybashkiaku i Kavajës, i cili kërkon një mandat të dytë në këtë qytet është shprehur se Kavajës i duhen  drejtues që i ndajnë problemet me qeverinë dhe gjejnë mbështetjen e saj.

“Kavaja ka nevojë për njerëz që për problemet e qytetarëve, të ngrejnë zërin deri në Tiranë, e jo të shkojnë deri në Durrës dhe të kthehen pas”, ka thënë Rroshi gjatë një takimi me banorët e lagjes nr.2

Rroshi ka prezantuar përpara banorëve dhe disa projekte, të cilat sipas tij do të bëhen realitet falë mbështetjes së qeverisë.

“Ky mandat është një mandat pune dhe sacrifice, por ju siguroj që me mbështetjen e qeverisë do të realizohet çdo projekt”, deklaroi Rroshi.

Kreu i bashkisë iu përgjigjur kritikave që vijnë nga kampi kundërshtar teksa shtoi se shumë shpejt në qendër të Kavajës do të vendoset monumenti i ri i demokracisë, i cili do të zëvendësojë atë të “dy-gishtave”.

“Monumentet nuk janë as pronë e imja, as pronë e Engjëll Carës dhe as pronë e PD-së” , nënvizoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj-qytetarëve:T’i bëjmë një gol dhe ta çojmë në shtëpi Bashën më 21 qershor
Vokshi denoncon: Kryeministri ka në zyrë një raport-skandal që e fshehu me ministrin »
Article Logic
Execution time: 0.02477502822876
array(1) { ["section"]=> string(66) "rroshi-kavajes-i-duhet-nje-drejtues-qe-e-con-zerin-ne-tirane-11645" }