Rroshi: PD e ka të humbur Kavajën, edhe pse shpreson të jetë një endërr e keqe

Publikuar tek: politike, më 10:27 20-05-2015 Rroshi: PD e ka të humbur Kavajën, edhe pse shpreson të jetë një endërr e keqe

Kryebashkiaku aktual i Bashkisë së  Kavajës, i cili kërkon një mandat të dytë në këtë bashki, Elvis Rroshi i është përgjigjur akzave të rivalit Engjëll Cara, duke nënvizuar se prioritet i tij janë punët dhe jo llafet. Ai shtoi më tej se  PD-ja e di shumë mire se e ka të humbur garën në Kavajë, megjithatë vazhdojnë të shpresojnë se kjo është një ëndërr e keqe.

“Qytetarët e dinë shumë mirë se në çfarë gjendje e gjetëm Kavajën 4 vite më parë. Ne nuk bëjmë politikë, por bëjmë punë. Premtimet tona janë të mbajtura dhe ju e dini shumë mirë se kundërshtari politik është një nga mjeshtrat e intrigës dhe gënjeshtrës. Në 2011 bashkia e kavajës kishte 150 vende pune, sot ka 300, kjo për arsye se pastrimi dhe gjelbërimi ishin në administrimin e privatëve dhe ne ia kthyem bashkisë. Kandidatin e ka zënë maraku me ujësjellësin, por ju e dini shumë mirë se për 20 vite në bregdetin e Kavajës nuk mblidhej asnjë faturë, por drejtoria ngriti një task force duke vjelur 400 milionë lekë, e për këtë duhen punonjës. Me bashkinë e re do të shtojmë edhe 200 vende të reja pune, pasi do të shtohen sektorët, siç është edhe bordi i kullimit”, ka thënë Rroshi.

I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Rroshi është takuar me banorët e lagjes nr1.ku është për nismat që janë ndërmarrë në sistemin shëndetësor shqiptar, si dhe për programin e qeverisë, që ka ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së këtij sektori të rëndësishëm. Ministri Beqaj  ka theksuar se mbështetja e qeverisë për Kavajën është provuar që në ditët e para të kabinetit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe sipas tij e tillë do të jetë edhe në dy vitet e ardhshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj për fushatën e tij: S’është populiste, s’do ketë gallatë dhe barcoleta
KQZ lë me një kandidat Bashkinë e Kurbinit, s'regjistron Ilir Pjetrajn.Kosovrasti: Do e ankimojmë në Kolegj Zgjedhor »
Article Logic
Execution time: 0.027220964431763
array(1) { ["section"]=> string(82) "rroshi-pd-e-ka-te-humbur-kavajen-edhe-pse-shpreson-te-jete-nje-enderr-e-keqe-11574" }