Rroshi për vendimin e demokratëve: Shqup-i i vogël braktisi familjet në nevojë, të mos braktis edhe “Besën”

Publikuar tek: politike, më 19:59 31-08-2015 Rroshi për vendimin e demokratëve: Shqup-i i vogël braktisi familjet në nevojë, të mos braktis edhe “Besën”

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka reaguar pas vendimit të këshilltarëve demokratë për të mos e njohur atë si kryebashkiak.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Rroshi sqaron se këshilltarët e PD-së vendosën të mos ishin të pranishëm në një mbledhje të rëndësishme të Këshillit Bashkiak, ku do votohej për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë të Kavajës. Ai u ka bërë thirrje atyre të mos përsërisin të njejtin veprim edhe në mbledhjen e rradhës ku do të diskutohet për emergjencën e ekipit të futbollit “Besa”. Sipas Rroshit, këshilltarët e PD-së nuk duhet të tallen me ata demokratë të ndershëm që i kanë votuar më 21 qershor.

“Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, këshilltarët në minorancë të Shqupit të vogël të Kavajës munguan edhe pse do votohej ndihma ekonomike për familjet që janë vërtet në nevojë. Për 5 ditë kemi mbledhje tjetër mbi emergjencën e ekipit tonë të zemrës "Besa". Ju ftoj të vini të mbroni interesat e demokratëve të ndershëm sepse edhe pse në minorancë absolute sërisht talleni me votat e atyre që ju kanë besuar”, shkruan Rroshi.

PD deklaroi sot se këshilltarët e Kavajës dhe Krujës nuk do t’i njohin kryebashkiakët e këtyre qyteteve për shkak të së kaluarës së tyre. Megjithatë, për Elvis Rroshin ky është mandati i dytë në krye të bashkisë dhe këshilltarët demokratë nuk kanë mbajtur të njejtin qendrim 4 vite më parë kur Rroshi u zgjodh për herë të parë në krye të Kavajës.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbledh deputetët e veriut, u prezantohen drejtuesit Lindita Nikolla dhe Ditmir Bushati
Vuçiç “kunjë” direkte Ramës: Ai është lider botëror, unë jam lokal »
Article Logic
Execution time: 0.14940810203552
array(1) { ["section"]=> string(109) "rroshi-per-vendimin-e-demokrateve-shqup-i-i-vogel-braktisi-familjet-ne-nevoje-te-mos-braktis-edhe-besen-19622" }