Rroshi përgjigje Bashës: Nuk jam “Don Kishoti” i Tiranës që të premtoi tram dhe metro

Publikuar tek: politike, më 16:22 19-05-2015 Rroshi përgjigje Bashës: Nuk jam “Don Kishoti” i Tiranës që të premtoi tram dhe metro Elvis Rroshi me banore te lagjes 4 ne Kavaje

Kreu i Bashkisë, njëkohësisht kandidati socialist për Kavajën, Elvis Rroshi deklaroi se investimet në lagjet e qytetit dhe fshatrave që do i bashkohen bashkisë së re do të vazhdojnë me ritme të shpejta, ashtu siç ka ndodhur në dy vitet e fundit me mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në takimin me banorët e lagjes nr.5, Rroshi tha se në 4 vitet e ardhshme do të bëhet i mundur asfaltimi dhe ndriçimi  i çdo rruge të Kavajës, duke prekur  natyrisht edhe rrugët e fshatrave. 

“Ne e dimë shumë mirë se sa punë kemi bërë në Kavajë dhe sa shumë punë kemi ende për të bërë. Me mbështetjen e qeverisë, Kavaja ka avancuar drejt qyteteve elitare të Shqipërisë. Unë iu premtoj se në mandatin e dytë do të asfaltohet dhe ndriçohet çdo rrugë e qytetit”, ka deklaruar kryebashkiaku.

Rroshi u është përgjigjur edhe akuzave nga Tirana, që bëhen në drejtim të tij, duke u shprehur se ai jep llogari vetëm përpara qytetarëve të Kavajës. Kandidati i mazhorancës, e ka krahasuar kreu ne PD-së, Lulzim Basha me Don Kishotin, që sipas tij ka premtuar më kot ndërtimin e tramit për kryeqytetin.

“Sa i përket Don Kishotit të Tiranës, Elvis Rroshi nuk bënë as tram as metro, por bën punën që kanë nevojë qytetarët e Kavajës. Dhe për të më gjykuar, më gjykojnë qytetarët e Kavajës”, u shpreh Rroshi.

Kryebashkiaku i Kavajës ka theksuar se ndryshe nga kundërshtari i tij, ai nuk ka kohë të humbasë me politikë, por duhet të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe te Kavajës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Papunësia dhe injoranca shkaktare të terrorizmit
Veliaj: Bashkia investime minimale në kopshte dhe rrugë »
Article Logic
Execution time: 0.02491283416748
array(1) { ["section"]=> string(88) "rroshi-pergjigje-bashes-nuk-jam-don-kishoti-i-tiranes-qe-te-premtoi-tram-dhe-metro-11511" }