Rruga e Arbërit/ Kompania shqiptare ‘Gjoka Konstruksion’ paraqet ofertën

Publikuar tek: ekonomi, më 15:30 16-11-2016 Rruga e Arbërit/ Kompania shqiptare ‘Gjoka Konstruksion’ paraqet ofertën

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj bëri të ditur të mërkurën se kompania shqiptare ‘Gjoka Konstruksion’ ka paraqitur ofertë për të ndërtuar Rrugën e Arbërit.

Bëhet fjalë për segmentin më të vështirë të kësaj rruge, Tujan-Ura e Vashës rreth 27 km, ndërtimi i së cilës do të lidhte përreth një orë Tiranën me Maqedoninë. Aktualisht, për të shkuar nga Tirana në qytetin e Peshkopisë duhen rreth tre orë udhëtim.

Dervishaj i cili prezantoi në komisionin e Veprimtarive Prodhuese projektbuxhetin e vitit 2017 për infrastrukturën, theksoi se oferta e kompanisë shqiptare është e pranueshme, ndërsa informoi se oferta me kompaninë kineze “China State Construction” ka pushuar.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të kompanisë ‘Gjoka Konstruktion’, ARRSH ka kontraktuar këtë kompani edhe për Lotin e parë të rrugës , dalje Ura e Vashës – Bulqizë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020457029342651
array(1) { ["section"]=> string(75) "rruga-e-arberit-kompania-shqiptare-gjoka-konstruksion-paraqet-oferten-59699" }