“Rruga e Arbrit”, Ahmetaj: Brenda muajit maj do të fillojnë punimet

Publikuar tek: ekonomi, më 14:14 15-11-2016 “Rruga e Arbrit”, Ahmetaj: Brenda muajit maj do të fillojnë punimet

Ministri i Financave Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë të zhvilluar ditën e djeshme dha lajmin dhe për “Rrugën e Arbrit” , pas rrëzimit të ofertës së kopanisë kineze e cila do të vijonte punimet.

Sipas Ahmetaj oferta e kompanisë kineze u kundërshuar pasi ishte në kundërshtim me interesin publik, por ai theksoi se “Rruga e Arbrit” do të ndërtohet me koncesion, dhe që deri në muajin maj do të përfundojë vlerësimi i ofertave.

“Në Ministrinë e Transporteve ka filluar një proces partneriteti publik-privat dhe ka avancuar me krijimin e komisionit. Unë besoj se deri në maj të vitit 2017, procedura të ketë mbaruar dhe në terren shpresoj të kenë filluar punimet. Ka pasur një përgjegjshmëri maksimale nga ana e qeverisë për ta rrëzuar ofertën e kompanisë kineze, që ishte në kundërshtim me interesin publik”, tha ndër të tjerat ministri Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05637001991272
array(1) { ["section"]=> string(69) "rruga-e-arbrit-ahmetaj-brenda-muajit-maj-do-te-fillojne-punimet-59584" }