Rruga e Kombit, pagesa mes 5 dhe 7 euro

Publikuar tek: ekonomi, më 18:45 18-01-2015 Rruga e Kombit, pagesa mes 5 dhe 7 euro

Ministria e Transporteve vonon procesin e tenderimit për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Vetë Ministri i Transporteve pati deklaruar pak muaj më parë se brenda dhjetorit 2014 do të zhvillohej tenderi dhe në janar do të niste zbatimi i kontratës koncesionare. Por kjo nuk ndodhi.

Ministri Haxhinasto jep një afat të dytë, sipas tij brenda janarit 2015 do të zhvillohet tenderi, por pa përcaktuar një datë të saktë. Interesi për të marrjen e rrugës me koncesion është paraqitur pranë Ministrisë së Transporteve nga 5 kompani. Gara mes tyre do të nxjerrë dhe fituesin. Por ajo që mbetet enigmë, por me shumë interes për qytetarët, është sa do të kushtojë për drejtuesit e mjeteve përdorimi i këtij rruge. Kjo do të përcaktohet edhe nga ofertat e vetë kompanive, por ekspertë pranë Ministrisë së Transporteve bëjnë të ditur se diskutohet mes një pagese që mund të variojë nga 5 deri në 7 euro.  Mesatarja e rajonit në pagesën e

rrugëve me koncesion arrin në 6 euro për 100 kilometra. Ndërkaq, vende të tjera si Greqia e kanë 3 euro për 100 kilometra.  Mbetet zhvillimi i tenderit dhe shpallja e fituesit të garës për të zbardhur tarifën që do të paguajë gjithkush që do të kalojë në rrugën e Kombit. Por ekspertët verejnë se tarifa 7, apo edhe 5 euro është e lartë për koston e jetesës dhe të të ardhurave të shqiptarëve. Dhënia me koncesion e rrugëve shihet nga qeveria si mundësia më e mirë për mirëmbajtjen e rrugëve, pasi buxheti i shtetit nuk mund ta përballojë atë. Në buxhetin e vivit 2015 ka të përcaktuar një fond prej 4.4 miliardë lekë për sigurinë rrugore dhe mirëmbajtjen e rrugëve, nga 1.2 miliarde lekë në 2014.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072448253631592
array(1) { ["section"]=> string(42) "rruga-e-kombit-pagesa-mes-5-dhe-7-euro-868" }