Rruga Tiranë-Durrës me pagesë, gazetarja: Shpërqendrim! Duan të heqin vëmendjen nga ngjarjet që kafshojnë publiken

Publikuar tek: politike, më 13:36 13-06-2018 Rruga Tiranë-Durrës me pagesë, gazetarja: Shpërqendrim! Duan të heqin vëmendjen nga ngjarjet që kafshojnë publiken Rruga Tirane- Durres

“Rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura më në vijimësi. Po Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që meriton thjesht mirëmbajtje, po tani ka domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi”, Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nda Durrësi ndërsa shtoi se për këtë po bëhet  një studim që përfundon rreth mesit të korrikut.

“Duam  të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë.

Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi të rëndësishëm të degraduar për kaq shumë vite, Tiranë- Ndroq-Plepa që hap prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agorturizmit ku ka shenja të para dhe peizazhe e potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin’, tha kryeministri.

Sakaq, ka reaguar gazetarja Sonila Meço e cila shkruan se ky lajm bëhet thjesht për të shpërqendruar njerëzit nga ngjarjet që sipas saj “kafshojnë egër” publiken.

“Edhe Tiranë-Durrës me pagesë. Lajmi del kur zien shqiptari nga barbarizmi me Teatrin Kombëtar.

Enkas, të çorientohet shqiptari e mos dijë nga ta shkarkojë ankthin e protestën më parë.

Mjafton të lexosh lajmin se rruga me pagesë bëhet pasi të rindërtohet dhe kupton se me një lajm si ky, që zor se ndodh në këtë mandat (në e ndërtofshin këtë rrugë, do zhbëjnë tersin si qeveria, që nuk i ecën me rrugët) po shpërqendrohet vëmendja ethshëm nga ngjarjet, që ‘kafshojnë’ egër publiken, tani, këtu, përgjithmonë.

Brenda tre ditësh nga kampet e refugjatëve, tek pagesa për rrugët e tek shembja e Teatrit...si tek Kapedani nga lufta në Vietnam tek ndërzimi artificial, drama pas komedisë është se Shqipëria është përfundimisht e privatit të Qeverisë”, shkruan Sonila Meço.

Top of Form

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prishja e Teatrit Kombëtar, reagon Ilir Meta (DEKLARATA)
Rama ecën mes plehrash në Porto Romano: Apokalips! I thotë Dakos: Brenda 18 muajsh... »
Article Logic
Execution time: 0.01889705657959
array(1) { ["section"]=> string(118) "rruga-tirane-durres-me-pagese-gazetarja-shperqendrim-duan-te-heqin-vemendjen-nga-ngjarjet-qe-kafshojne-publiken-124232" }