Rrugët e bllokuara nga bora, Basha thirrje Prokurorisë: Të hetojë kompanitë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 12-01-2019 Rrugët e bllokuara nga bora, Basha thirrje Prokurorisë: Të hetojë kompanitë

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje prokurorisë të nisë hetimet për kompanitë të cilat merren me pastrimin e rrugëve nga bora që ka përfshirë vendin ditët e fundit.

"Kompanitë në vend që të bëjnë pastrimin e rrugëve, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë këto para nëpër pushime luksi në vende të nxehta.

Prokuroria të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksapaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe të marrin përgjegjësi penale drejtuesit e këtyre kompanive", u shpreh Basha.

Gjithashtu kryedemokrati foli edhe për përleshjen e policisë me studentët të cilët janë ngujuar nëpër fakultete.

'Në vend që të lehtësojnë sadopak gjendjen e studentëve të ngujuar Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave të, ngrohjes dhe ndërprejen e furnizimit me ushqime. Jemi i vetmi vend në botë ku policia futet në universitet duke dhunuar studentët.

I bëj thirrje Ramës, ndal represionin ndaj studentëve, ndal dhunë psiqike dhe fizike, jepi fund bllokimitë të futjes së ushqimeve', u shpreh Basha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026675939559937
array(1) { ["section"]=> string(80) "rruget-e-bllokuara-nga-bora-basha-thirrje-prokurorise-te-hetoje-kompanite-148497" }