Rrugëtim i ri për newsbomb.al, nisim sot...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 23-11-2017 Rrugëtim i ri për newsbomb.al, nisim sot...

Nga Anta Muçaku-Kryeredaktore e newsbomb.al

Kemi zgjedhur ta nisim nga Korça këtë rrugëtim që shpresojmë të sjellë një qasje tjetër jo vetëm te gazetarët por edhe te lexuesit tanë.

Ngadalë newsbomb.al po i afrohet tre vjeçarit të parë online, në luftën e vazhdueshme mes një tregu kaotik ku janë hedhur miliona e miliona para dhe janë përhapur si kërpudhat  pas shiut qindra portale. Një luftë sa motivuese për të bërë diferencën aq edhe e mundimshme sa herë që autorësia humbet në “hiçgjë”.

Tre vjet me parë, kur themeluesja Anila Basha vendosi të çelë newsbomb.al ne kishim veç katër kompiutera dhe disa metra katrorë të një ambienti të marrë me qera. Katër gazetarë që përmes punës, ditë pas dite, shpesh edhe orar pa orar (siç e do zanati ynë) ia dolëm që në pak muaj të krijonim një media tek e cila ju do të shkonit për të lexuar lajmin e fundit, e saktë dhe të besueshëm.

Sot stafi ynë është zgjeruar; disa gazetarë janë larguar, shumë të tjerë na janë bashkuar, zyrat tona po marrin pamje tërësisht të re dhe ne jemi rritur... Ju na keni parë perditë; lajm pas lajmi, "like" pas "like"-u, klikim pas klikimi...

Por kaq nuk mjafton! Ne duam të na njihni e njohim më mirë, duam që jo thjesht të raportojmë e t’u japim zë problemeve, shqetësimeve, denoncimeve tuaja... por edhe t’i prekim ato nga afër, bashkë me ju.

Për këtë, i gjithë stafi i newsbomb.al dhe newsport.al do zbresë në terren, qytet më qytet, fshat më fshat.

Gazetarët tanë ne zyra do takojnë gazetarët lokalë në terren, për të shkëmbyer eksperiencat, për të ndarë përjetimet e për sjellë bashkë diçka ndryshe; histori, rrëfime, personazhe, zbulime... që nga pas kompiuterave s’jemi të sigurtë në do mund t’i gjenim.

Për dy ditë rradhazi, newsbomb.al dhe newsport.al do të zhvendoset në Korçë, në një udhëtim të pazakontë të cilin ne synojmë ta kthejmë në zakon; çdo muaj, në çdo cep të Shqipërisë.

Të gjithë bashkë do zhvillojmë mbledhje të gjata e konstruktive pune, me komente, ide të reja, kritika e analiza, për të kuptuar se çfarë kemi bërë gabim, çfarë mund të bëjmë më mirë dhe si mund ta bëjmë më mirë.

Nëse ndokush është duke menduar se për dy ditë newsbomb.al dhe newsport.al nuk do të raportojnë online, po mendon gabim. Do jemi me ju si gjithmonë dhe në çdo kohë, veçse këtë herë jo nga zyrat por nga qyteti juglindor.

Qendroni me ne dhe na lexoni për të zbuluar më shumë!

Më shumë në këtë kategori: « Drogë e armë në makinë, arrestohen 2 të fortit nga Fushë-Kruja, në kërkim një tjetër (EMRAT)
I dënuar me 18 vjet burg, arrestohet në Greqi shqiptari i shumëkërkuar »
Article Logic
Execution time: 0.026739120483398
array(1) { ["section"]=> string(46) "rrugetim-i-ri-per-newsbomb-al-nisim-sot-100593" }