Rrushi mund të zvogëlojë rrezikun e verbërisë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:54 14-03-2016 Rrushi mund të zvogëlojë rrezikun e verbërisë

Vazhdimisht dëgjojmë se konsumi i karrotave është i mirë për shikimin, por një studim i ri ka arritur në përfundim se konsumi i rrushit është i mirë për sytë dhe mund të zvogëlojë rrezikun e verbërisënë moshën e tretë.

 Rrushi vepron kundër një procesi kimik të njohur si “stresi oksidativ”, i cili lejon molekulat e dëmshme të quajtura “radikalet e lira” në retinë. Ky frut është i pasur me antioksidantë që mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimi.

Profesor Abigail Hackam, i Universitetit të Miamit në SHBA, e cila ka kryer studimin, tha: "Shtimi i rrushit në dietë ka ruajtur shëndetin e retinës në praninë e stresit oksidativ në këtë studim."

Ky studim është kryer tek minjtë, ata janë ushqyer me rrush të thatë dhe pluhur rrushi, ekuivalentimi i të cilit bëhët me rreth tre lugë çaj në ditë për njerëzit. Rezultatet treguan se si struktura dhe funksioni retinal ishin të qëndrueshme.

Profesor Hackam tha: "Këto rezultate janë shumë emocionuese dhe përfitimet nga konsumi i rrushit për shëndetin e syrit janë shumë të mëdha."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015481948852539
array(1) { ["section"]=> string(51) "rrushi-mund-te-zvogeloje-rrezikun-e-verberise-35080" }