RTSH kritike për buxhetin/ Plani 5 vjeçar i taksave, pse Shqipëria mbetet vendi që mbledh më pak të ardhura në Ballkan (ANALIZA- RETROSPEKTIVE)

Publikuar tek: ekonomi, më 19:07 03-12-2018 RTSH kritike për buxhetin/ Plani 5 vjeçar i taksave, pse Shqipëria mbetet vendi që mbledh më pak të ardhura në Ballkan (ANALIZA- RETROSPEKTIVE)

Ndyrshimet që pëson legjislacioni së bashku me miratimin e buxhetit për çdo vit fiskal, janë faza më e rëndësishme e punës së qeverisë dhe kuvendit të Shqipërisë. Por çfarë ka ndryshuar në pesë vitet e fundit? A kanë pasur efekt këto ndryshime në ekonominë shqiptare dhe në klimen e të bërit biznes në vend?

RTSH, nëpërmjet analizës së gazetarit Bardhi Sejdarasi i ka hedhur një vështrim këtyre ndryshimeve:

Buxheti i vitit 2014, u hartua për të garantuar vendosjen e stabilitetit makroekonomik, për një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. Në këtë vit u ndryshua modeli i taksimit, duke ulur taksimin për çdo pagë nën 130 mijë lekë dhe duke e rritur atë për pagat mbi këtë nivel. Të ardhurat e buxhetit 2014, u llogaritën sa 26.1 përqind e PBB. Ndërkohë që u ulën 15 taksa në këtë vit që ndikojnë në nxitjen e prodhimit dhe që lehtësojnë sipërmarrësit dhe fermerët.

Në vitin 2015 totali i të ardhurave buxhetore u parashikua sa 27.8 përqind e PBB. Paketa fiskale që shoqëroi këtë buxhet synonte rrugën e kthimit të rritjes normale të parakrizës.

Paketa fiskale e vitit 2016, parashikoi disa ndryshime në sistemin e taksimit. U propozua ndryshimi I akcizës së nivelit të birrës, por ky propozim u kundërshtua atë kohë nga LSI. U bllokua rritja e akcizës së cigars dhe të duhanit. Ndërsa aplikimi I rentës minerare për mineralet jometalike, u vendos në bazë të sasisë dhe jo të vlerës. Paketa e vitit 2016 vendosi dhe përjashtimin nga tatimi I thjeshtuar mbi biznesin e vogël të zejtarëve dhe një politikë të re të taksimit të biznesit të vogël në vend. Ky lehtësim I barrës tatimore favorizoi rreth 72.700 tatimpagues nga të cilët mbi 70 mijë tatimpagues patën një nivel të taksës zero.

Viti 2017 shënoi të katërtin vit rradhazi ku politika fiskale e vendit anoi nga rritja e taksave por me rritje shumë më të zbutura sesa dy vite më parë. Gjithsesi, Shqipëria vijoi të jetë vendi me nivelin më të ulët në Ballkan, në grumbullimin e taksave në raport me Prodhimin e Brendshëm. Në këtë vit u aplikua përjashtimi nga pagesa e taksës së qarkullimit për sasinë e benzinës dhe gazoilit të prodhuar në vend për qëllim eksporti. Si dhe ndryshoi skema lehtësuese që përjashton nga pagimi I taksës së qarkullimit dhe të karbonit anijet e peshkimit; shpenzimet për interest e bankave u njohën pjesërisht të zbritshme.

Në paketën fiskale 2018 dy ishin pikat më të rëndësishme : taksa mbi ndërtesat e cila nuk është bërë ende efektive dhe nisma e lehtësive fiskale të qeverisë për hotelet me pesë yje me status special. U vendos që hotelet me katër dhe pesë yje nuk do të paguanin tatim fitimi për një periudhë 10 vjecare nëse arrinin të fitonin status special, vlerësuar kjo si një nga nxitjet më të mëdha fiskale që qeveria ka vendosur tu japë investitorëve të ardhshëm. Përvec një shkalle të reduktuar për tatim-fitimin, qeveria vendosi që të zerojë tarifën doganore për importin e mbi 60 produkteve me kode të vecanta që I përkasin fushës së teknologjisë dhe inovacionit. Të gjitha këto ndryshime të vitit 2018 patën ndikimin e tyre edhe në klimën e biznesit në vend.

Kronika e lajmeve RTSH – Punoi Bardhi Sejdarasi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi mbi tregun e elektroshtëpiakeve në Shqipëri, ja kush sundon i pashqetësuar nga konkurrenca
»
Article Logic
Execution time: 0.0045292377471924
array(1) { ["section"]=> string(145) "rtsh-kritike-per-buxhetin-plani-5-vjecar-i-taksave-pse-shqiperia-mbetet-vendi-qe-mbledh-me-pak-te-ardhura-ne-ballkan-analiza-retrospektive-143806" }