RTSH nuk heq dorë, konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:50 24-09-2015

Radio Televizioni Shqiptar ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin europian të këngës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Suedi.

Fituesi i Festivalit të 54 të Këngës do të përfaqësoj vendin tonë për të 13-in vit radhazi në spektalin më të madh të muzikës europiane.

Vitin e kaluar Shqipëria u prezantua me këngën “I’m Alive” të Elhaida Danit, por pavarësisht pritshmërisë së publikut shqiptar, pozicioni nuk ishte shumë i kënaqshëm.

Të shumta janë kritikat drejtuar Eurovision, edhe nga drejtues të Rtsh, në lidhje me votimin që bëjnë shtetet, duke e konsideruar atë politik. Gjithsesi, votat e fqinjëve ndonëse mund të ndikojë në rritjen e një pozicioni, është pamundur që në këtë mënyrë të sigurohen pikët e nevojshme për tu shpallur fitues.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03270411491394
array(1) { ["section"]=> string(60) "rtsh-nuk-heq-dore-konfirmon-pjesemarrjen-ne-eurovision-21576" }