RUBIK, aty ku prodhohej ari shqiptar (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:58 04-08-2016 RUBIK, aty ku prodhohej ari shqiptar (FOTOT)

Destinacion Turistik ne Mirdite. Duhet ta kthejme!

RUBIK, atje ku prodhohej ari shqiptar

Krenaria e industrisë shqiptare, aty ku prodhohej bakri i pasur shqiptar, e që merrte udhë për të prodhuar telin e Shkodrës, por dhe ku cdo vit afro 1, 5 kv ar në linkota dërgohej për në bankën e Shtetit, tashmë ka ul kokë, dhe prêt dedikun e zhdukjes!
Gjithca ka heshtur në atë vend buzë lumit Fan përballë qytetit të vogël të Rubikut, repartet e zhurmshme të qindra punëtoreve nga më të specializuarit në Ballkan për prodhim bakri blister dhe të metaleve të cmuara, tashmë janë në agoni të plotë dhe vetëm gjinkallat përreth duket se këndojnë “kangën e trishtimit”.

Tek reparti i shllamit

Pikërisht në këto vaskat e elektrolizës, dilte lënda e parë për arin dhe metalet e tjera të cmuara. Gjatë pastrimit të bakrit të rafinuar, dmth bakrit blistër të përpunuar, i cili përmbante brenda ar, argjend selen, telur, apo mbetje të tjera të padobishme, ato grumbulloheshin në fund të këtyre vaskave për t’u dërguar më pastaj në repart tjetër.
Jemi pikërisht në atë që quhej “reparti i sllamit”! Edhe sot për të hyrë aty, na duhet të presim kërcitjen e 3 palë celësave, dhe si instikt, edhe sot celësat nuk i ka vetëm një punëtorë-roje,por tre ashtu si dhe vite më parë. Metalet e cmuara janë ruajt me fanatizëm, me specialistë e punëtorë të besuar në ekstrem, dhe me kontroll të imtë në cdo hap.
Ky vend kishte marrë fuqinë e mitit, thotë shoqeruesi yne, dikur më pyesnin punëtorët jashtë a njerëz të mij të afërt: “a e prek me dorë arin”! Ata nuk e dinin se pa e prek me dorë ai nuk prodhohej, por ishte hermeciteti që na ka shoqëru për dekada të tëra.
Procesi teknologjik këtu donte kualifikim të lartë. Ka procese të holla ndaj zgjidheshin më të talentuarit e të dijshmit për fushën.
Edhe sot janë linjat që tregojnë pak a shumë gjithë procesin e kryer deri tek produkti ar apo metale të tjera të cmuara. Ka disa linja. Shllami që vinte nga elektroliza sulfatizohej, që metalet të kalonin nga të patretshme në të tretshme, dmth për t’i kaluar në sulfate, të cilat më pas kaferdiseshin në një furrë të posacme. Krahas kësaj i merrej seleni, një produkt i mirë në shitje. Prodhimi që dilte nga kjo furrë kalonte në linjën e finjizimit, dmth linjën e shplarjes, ku të gjithë metalet e kaluara në sulfate treteshin dhe metalet e cmuara koncetroheshin në një brumë rreth 30-35 përqind metale të cmuara. Pas këtij procesi materiali kalonte dhe shkrihej në një furrë tjetër. Nga shkrirja merrej një prodhim që quhej durometal, ose ar dhe argjend sëbashku, me pak plumb, rreth 95 përqind e metaleve të cmuara. Dhe derdhej në koroxhol grafiti të sjellë nga Kina. Më pastaj derdhej në forma. Prej ketu kalonte në elektrolizën e argjendit, fillimisht merrej argjendi, dhe përsëri ari merrej në formën e një shllami, ndërkaq argjendi merrej i pastër dhe derdhej në kallëpe, me standard teknik që plotësonte kushtet e tregut ndërsa shllami që depozitohej sic e pamë tek reparti i elektrolizës së bakrit merrej dhe punohej për prodhimin e arit.
Ky shllam trajtohej, përpunohej dhe shkrihej dhe ai në ca forma dhe kalonte në elektrolizën e arit. Merrej ari i pastër dhe përsëri merrej një shllam dhe një solucion i pasur me metalet e grupit të platinit. Ari prodhohej në standart kurse mbetjet që mbesnin trajtoheshin sërish për të prodhuar kripa platini, palladiumi të cilat kalonin në treg. Këtu prodhohej ari, argjendi, platini, palladiumi,seleni.
Gjithsesi, tej legjendave urbane, inxhinieri shoqerues, thotë se ari në prodhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes, kishte një vlerë jo aq të madhe sa përflitet, ishte produkti i bakrit që dërgohej për tela që e kishte këtë vlerë determinuese.
Me tej, tek reparti i shllamit të elektrolizave, ku përfundonte procesi i prodhimit të arit, këtu bëhej dhe administrimi, peshohej, standartizohej, ambalazhohej dhe bëhej gati për ta nis në destinacion. Në asnjë ambjent këtu nuk mund të levizej pa tre vetë njëkohësisht. Për efekt të ruajtjes dhe administrimit të ketyre vlerave kishte një rregullore të përpunuar me firmën e ministrit.
Sektori elektrolitik i arit dhe argjendit ka mbet si ditën e fundit kur cdo gjë, makineri e proces pushuan! Këtu durometali derdhej në ca forma të vecanta, futej në vasaka të posacme dhe rafinohej, pastrohej, argjendi dilte shumë i pastër në formën e një pluhuri, merrej dhe shkrihej në një furrë tjetër, kurse shllami që precipitonte merrej dhe perdorej si lëndë e parë për prodhimin e arit.
Më tej ky shllam shkrihej, derdhej në ca forma dhe kalonte në elektrolizën e arit. Duket ende një furrë induktive ku futej metali në pocet e grafitit, shkrihej si argjendi ashtu dhe ari dhe derdhej në linkota.
Këtu prodhohej 120-140 kg ar në vit dhe 1,5 deri 1,7 ton arxhend në vit si dhe 4-5 ton selen dhe disa tonelata minerale të tjera të cmuara. Ari dhe argjendi dorezoheshin ne Banken e Shtetit kurse seleni në tregun e hapur për eksport.

“Dhoma kasafortë…”

Është tejet e ngushtë, por krejt e padepërtueshme, tamam si një bunker, pa dritare, vetëm një derë të blinduar që dhe sot hapet me një celës kod dhe tre palë celësa të tjerë. Kodi i asaj kohe mbahej nga drejtori dhe kodi operativ nga përgjegjësi i repartit.
Edhe këtu rreptësisht hyhej me tre vetë njëherit, administrimi i arit dhe argjendit bëhej nga përgjegjësi, inxhinieri dhe magazinieri i repartit.
Në një raft duket peshorja me saktësinë e të 10 mijtat e gramit, peshonte deri në 20 kg. Mbart lavdinë e të peshuarit të gjithë floririt dhe argjendit shqiptar. Vitet e fundit pati një sistem monitorimi me kamera ku janë stivuar një dyzinë kasetash VHS të ruajtura me kujdes edhe sot, për të vërtetuar cdo lloj dyshimi.
Levizja e floririt bëhej me eskortën e Bankës së Shtetit, vitet e para është bërë dhe nga vetë Uzina, ndërsa vitet e fundit me punonjës të Bankës por shoqëruar me tre punonjës të kësaj uzine, polici etj. Mbi linkota stampohej “Uzina e Bakrit Rubik” përmes një vule që ruhet ende në një qoshk aty!

Gj.Marku

des_copy.jpg

des.jpg

des2.jpg

des3.jpg

des5.jpg

des4.jpg

des6.jpg

des7.jpg

des8.jpg

des9_copy.jpg

des9.jpg

des10.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Auron Tare i përvishet Mirela Kumbaros: Në tre vjet juristja jote ka shkuar në gjyq vetëm një herë
Balerina legjendare italiane Carla Fracci bekon shkollën e baletit të Kledi Kadiut »
Article Logic
Execution time: 0.0044560432434082
array(1) { ["section"]=> string(47) "rubik-aty-ku-prodhohej-ari-shqiptar-fotot-48736" }