Ruçi: Dekriminalizimi për kredo politike, dorëheqja e Ndokës i shërben edhe partisë. Për Prengën të heshtim

Publikuar tek: politike, më 10:10 08-09-2015 Ruçi: Dekriminalizimi për kredo politike, dorëheqja e Ndokës i shërben edhe partisë. Për Prengën të heshtim Gramoz Ruçi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka komentuar sot zhvillimet e ditëve të fundit në kampin socialist: ngjarjet me 2 deputetët Armando Prenga dhe Arben Ndoka, njëri i arrestuar dhe tjetri i dorëhequr.

Për Ruçin rasti i Prengës është mëse i zgjidhur, pasi PS-ja e ka dhënë vendimin e saj duke e përjashtuar menjëherë, por tashmë duhet të dëgjojmë drejtësinë e të heshtim.  Ruçi ka vlerësuar shumë edhe gjestin e Arben Ndokës, i cili dha dje dorëheqjen.

“Tashmë të gjithë duhet të heshtim dhe të flasë drejtësia. PS e dha vendimin e saj”, ka thënë për Prengën, Ruçi.

“Vlerësoj aktin e Ndokës, i shërben atij dhe partisë. Arben Ndoka le të vazhdojë betejën e tij ligjore”, ka komentuar ndërkohë për deputetin tjetër që u shkëput vetë nga forca që Ruçi drejton në Kuvend.

Por deputeti Ruçi ka komentuar edhe opozitën shqiptare në lidhje me dekriminalizimin, duke thënë se opozita nuk ka sjellë asnjë draft për dekriminalizimin.

“Dekriminalizimi po bëhet për kredo politike. Opozita nuk ka sjellë asnjë draft për dekriminalizimin”, ka përfunduar Ruçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla në mbledhjen pa kamera: Një ligj do pengojë të inkriminuarit të jenë në poste drejtuese
61 kryebashkiakët në takim me Ramën, 3 porositë e kryeministrit dhe kompetencat që i kalojnë bashkive »
Article Logic
Execution time: 0.018647909164429
array(1) { ["section"]=> string(110) "ruci-dekriminalizimi-per-kredo-politike-doreheqja-e-ndokes-i-sherben-edhe-partise-per-prengen-te-heshtim-20250" }