Ruçi dhe Balla në Estoni, marrin dritën jeshile nga vendet skandinave

Publikuar tek: barometri, më 07:36 24-04-2018 Ruçi dhe Balla në Estoni, marrin dritën jeshile nga vendet skandinave

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kanë marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian që po organizohet në Talin, të Estonisë.

Ruçi  dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë zhvilluar takime me kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së.

Në fokus të kësaj vizitë është qëllimi dhe garantimi i mbështetjes për hapjen e negociatave.

Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin gjatë takimit me Ruçin  u shpreh se Suedia dhe vendet Skandinave, mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Ruçi zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Senatit Hollandez, Ankie Broekers-KNOL.

Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Evropian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare. 

Gjithashtu ne fokusin e diskutimeve të saj, takimi do të ketë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030932903289795
array(1) { ["section"]=> string(75) "ruci-dhe-balla-ne-estoni-marrin-driten-jeshile-nga-vendet-skandinave-118062" }