Ruçi dhe Doshi komentojnë takimin e tyre, Ruçi: Jam qytetar i lirë, Doshi: Jam i PS, s’kam ndërruar parti

Publikuar tek: politike, më 06:54 15-07-2015 Ruçi dhe Doshi komentojnë takimin e tyre, Ruçi: Jam qytetar i lirë, Doshi: Jam i PS, s’kam ndërruar parti Gramoz Ruçi dhe Tom Doshi

Pas takimit të tyre dje në ‘’Sheraton’’ për rreth një orë, takim që u komentua shumë si një nga lajmet jo të zakonshme këtë verë, Gramoz Ruçi dhe Tom Doshi japin komentet e tyre për ‘’Gazeta Shqiptare’’.

Doshi është deputet i përjashtuar nga Partia Socialiste dhe Grupi Parlamentar i saj, kurse Ruçi është kryetari i këtij grupi. Takimi i djeshëm hodhi teza të ndryshme, që nga takimi mes kolegësh e deri te një riafrim i mundshëm i Doshit në PS.

“Nuk duhet të përbëjë lajm, kur dy qytetarë të lirë të një vendi pinë një kafe, një ujë apo një çaj me njëri-tjetrin. Jam qytetar i lirë, unë mund të pi kafe edhe me Sali Berishën”, komentoi Ruçi pas takimit.

Kurse Doshi tha se ishte një kafe normale. “Bisedat mes dy deputetëve nuk duhet të bëhen publike. Ishte kafe normale. Nuk di çfarë shqetësimi paraqesin mediat, ndërkohë që unë kam takuar një deputet, me të cilin kam 10 vite në një grup me të. Unë jam deputet i PS, nuk kam ndërruar parti’’, tha Doshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për histori rozë në KQZ, Luzi përgjigjet: Janë burrecë ata që shajnë gratë
Tom Doshi: Gramoz Ruçi shtylla e PS-së, deputetët të turpëruar që votuan arrestimin tim. Ilir Meta ka blerë votat »
Article Logic
Execution time: 0.021121978759766
array(1) { ["section"]=> string(106) "ruci-dhe-doshi-komentojne-takimin-e-tyre-ruci-jam-qytetar-i-lire-doshi-jam-i-ps-s-kam-nderruar-parti-16197" }