Ruçi fton Doshin dhe Blushin në fushatë: Mendimi ndryshe adrenalina e PS

Publikuar tek: politike, më 07:47 27-05-2015 Ruçi fton Doshin dhe Blushin në fushatë: Mendimi ndryshe adrenalina e PS

Kreu  i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi është shprehur se deklaratat në lidhje me Blushin janë keqintepretuar. Ai thotë se asnjëherë nuk ka debatuar me kolegët publikisht.

 “Po të kisha ndonjë gjë do t’ja thosha  në tavolinë zotit Blushi apo brenda familjes time politike. Mos prisni që brenda PS-së që nga ’91 deri më sot të mos ketë mendim ndryshe dhe të mos ketë aktorët e saj që për probleme të kenë qëndrime ndryshe. Kjo është adrenalina e forcës sonë politike, çudia do të ishte që kjo të ndodhte tek partia tjetër. Unë do ta ftoja Blushin dhe kolegët e mi që të jemi pjesë e fushatës dhe unë mendoj që, nëse ne do të bëjmë për atë që nuk e kemi bërë mirë apo që nuk e kemi realizuar, do të bëjmë edhe kritikë dhe autokritikë jam i bindur që elektorati do të na mirëkuptojë, do të na mirëbesojë dhe do na votojë më shumë nëse do jemi satikë në ato që ne paraqitemi para elektoratit shqiptar”, është shprehur Ruçi në emisionin “Studio e Hapur”.

 Të njëjtën thirrje  Ruçi ka bërë edhe për deputetin e përjashtuar tëPartisë Socialiste, Tom Doshi.

 “Unë do të mirëprisja kontributin, jo vetëm të zotit Doshi, por të kujtdo aktori në qarkun e Shkodrës, për të kontribuar për një rezultat elektoral të pranueshëm, pse jo edhe në bashkinë e Shkodrës që ka munguar. Apeli im është që  qytetarët e Shkodrës me besim të plotë te zonja që kemi afruar qytet, le ta mbështesin me votën e tyre në 21 qershor”, deklaron Ruçi.

Doshi deklaroi dje se fitorja e kandidates së PD-së Voltana Ademi është e garantuar në Shkodër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD denoncon: Edi Rama përdor për qëllime elektorale institucionet qeveritare
Tirana bën bashkë Gruevskin, Vuçiçin dhe Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.025597810745239
array(1) { ["section"]=> string(77) "ruci-fton-doshin-dhe-blushin-ne-fushate-mendimi-ndryshe-adrenalina-e-ps-12043" }