Ruçi-Halimit: Propozimi i PD bllokon reformën në drejtësi. Halimi: Kërkesë e ndërkombëtarëve

Publikuar tek: politike, më 09:56 09-07-2015 Ruçi-Halimit: Propozimi i PD bllokon reformën në drejtësi. Halimi: Kërkesë e ndërkombëtarëve

Debat Ruçi-Halimi në Kuvend në seancën e sotme në lidhje me Reformën në Drejtësi. PD ka propozuar ndryshimin e rendit të ditës për të folur për reformën dhe për të marrë pjesë në komisionin për këtë reformë, por kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Ruçi e ka kundërshtuar, duke thënë se ‘’PD po ndryshon rregullat në mes të lojës’’.

Halimi i ka thënë Ruçit se kjo është kërkesë e ndërkombëtarëve. “Ndryshuat ligjin për KLD, për të zëvendësuar tre vetë. E luftuan korrupsionin ata? Zero. E bëtë ligjin për Gjykatën e Lartë, s’ka të bëjë me korrupsionin, por vetëm me kastën. Nuk ka asnjë strategji. Deri më sot ka zero. Kanë kaluar 2 vjet. Po ju them tërhiquni nga rruga e arrogancës, thirrini konsesusit”, i tha Halimi, Ruçit.

 

Debati i plotë

 

Ruçi: E para rregullat e lojës nuk ndryshojnë në mes të lojës. Tani komisioni përkatës siç e di gjithë audienca e publikut shqiptar është drejt përfundimit të elementëve që përmban reforma e drejtësisë. Së dyti propozimi i bërë flet që kjo reformë të mos konkretizohet po të bllokohet.

Halimi: Unë nuk e di nëse Z.Ruçi e ka këtë qëndrim të vetin të konsultuar apo personal, do doja ta kishte personal jo në emër të qeverisë. Gjatë këtyre muajve ka patur takime intensive me faktorin ndërkombëtar për pjesëmarrjen e opozitës në reformën në drejtësi. Kanë të bëjnë me kërkesën e BE për përfshirje konsensuale. Deri më sot nuk është hartuar as ndonjë ligj, as ndonjë draft. Kjo kërkesë është nga përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar që merren me reformën në drejtësi. Kërkojmë përfshirjen e propozimeve, ose të themi na kanë gënjyer ata. 

Ruçi: Unë kur flas në Parlament nuk e ndaj emrin e përveçëm nga grupi i PS. Faktorët ndërkombëtarë nuk kanë thënë të njëjtën gjë që pohoni ju këtu, kanë vlerësim maksimal për çfarë është bërë. Absolutisht dakord për konsensus dhe gjithëpërfshirje. Të vetmit që mungoni jeni juve. Mirëse të vini! Të tjerat janë në kohën dhe vendin e duhur, ju jeni jashtë kohe.

Halimi: Kjo deklaratë e grupit të PS është krejt e papritur. Nëse do përgënjeshtroni faktorin ndërkombëtar që s’ka folur me ju po me drejtuesit tuaj, po i përgënjeshtroni. E dyta ne e kemi të qartë këtë gjë që ju për të reformuar në drejtësi dhe për të konsoliduar institucionet nuk e keni aspak ndërmend, edhe para një viti. Ndryshuat ligjin për KLD, për të zëvendësuar tre vetë. E luftuan korrupsionin ata? Zero. E bëtë ligjin për Gjykatën e Lartë, s’ka të bëjë me korrupsionin, por vetëm me kastën. Nuk ka asnjë strategji. Deri më sot ka zero. Kanë kaluar 2 vjet. Po ju them tërhiquni nga rruga e arrogancës, thirrini konsesusit. Mos e përgënjeshtroni faktorin ndërkombëtar. Ai komision nuk miraton ligje, komisioni ad hoc është për t’i draftuar, më pas Komisioni i Ligjeve dhe miratohen këtu në Parlament. Për ta lënë opozitën jashtë është një alibi.

Meta: Do sugjeroja të mos e vazhdoja më këtë debat se s’do zgjidhim gjë. Nëse doni të mbledhim Konferencën e Kryetarëve mund ta mbledhim. Mund ta hedhim në votim kërkesën tuaj për ndryshimin e rendit të ditës po nuk është zgjidhje kështu që them që t’i lëmë vetes kohë për të reflektuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha komenton vizitën e Merkel: Mesazhet e kancelares ishin ato që shqetësojnë opozitën
Kreu i Ligjeve: Ka korrupsion me koncesionet. Histori e tillë është ajo e hidrocentraleve »
Article Logic
Execution time: 0.015905141830444
array(1) { ["section"]=> string(95) "ruci-halimit-propozimi-i-pd-bllokon-reformen-ne-drejtesi-halimi-kerkese-e-nderkombetareve-15689" }