Ruçi kërkon nga Varshava përfshirjen e Kosovës në Samitin e ardhshëm

Publikuar tek: politike, më 16:32 12-07-2018 Ruçi kërkon nga Varshava përfshirjen e Kosovës në Samitin e ardhshëm Gramoz Ruci ne Varshave

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi po merr pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore e Lindore në Varshavë, si edhe në kremtimin e 550 vjetorit të parlamentarizmit në Poloni, në datat 12-13 korrik, i ftuar nga kryetari i Senatit dhe kryetari i Parlamentit të Polonisë. Kryetari i Kuvendit Ruçi shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.

 

Në fjalën e tij të mbajtur në Samit, Ruçi vuri në dukje se Evropa Qendrore dhe Lindore  përbën një ndër zonat ekonomike e politike më të rëndësishme të globit dhe  një thesar kulturor të njerëzimit, të cilin ne, banorët e tij, duhet ta ruajmë e pasurojmë.

Gjatë tri dekadave të fundit, krahas valëve të demokratizimit, vendet tona janë përfshirë njëkohësisht në proceset e modernizimit, perëndimizimit dhe evropianizimit.

Pavarësisht diferencave midis tyre, ato konvergojnë në një drejtim kryesor: vlerat evropiane. Evropianizimi i shoqërive tona është tipar i kohës.

Prandaj bashkëpunimet tona dypalëshe dhe rajonale duhet të kenë si yll polar Bashkimin Evropian, si një bashkim vlerash, aspiratash, vizionesh dhe qytetarësh evropianë.

Ruçi falenderoi parlamentet e Polonisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Greqisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, për mbështetjen që u dhanë qeverive të tyre për qëndrim pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ishte një temë qëndrore e Samitit.

Kuvendi i Shqipërisë po punon për inkorporimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në hartimin e ligjeve, buxhetit, funksionet e mbikëqyrjes e përfaqësimit, si edhe dokumentat strategjikë, programet e masat e qeverisë. 

Gjatë dy viteve të fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka udhëhequr zbatimin e reformës në drejtësi, unike në rajon, e cila synon të reformojë sistemin gjyqësor, të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë. Rezultatet e kësaj reforme janë të prekshme dhe mbresëlënëse.

Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për fuqizimin e mirëqenies dhe kohezionit social.

Vendi po rritet ekonomikisht me rreth 3-4 përqind në vit, duke rimodeluar zhvillimin ekonomik drejt hapjes së vendeve të punës, reduktimit të varfërisë dhe zgjerimit të shërbimeve publike, sociale e shëndetësore cilësore e të përballueshme. 

Rezultat i reformave është ulja e ndjeshme e papunësisë, e cila, për herë të parë pas vitit 1990, arriti 12.5 përqind; ulja e varfërisë së matur  me fuqinë blerëse, e cila është përgjysmuar gjatë gjashtë viteve të fundit: nga 62.5 në 32.8 përqind; ngushtimi i hendekut gjinor në tregun e punës dhe ecja drejt Mbulimit Shëndetësor Universal.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit Z. Gramoz Ruçi, në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Europës Qendrore e Lindore, Varshavë, 12 korrik 2018

 I nderuar Marek Kushinski, Marshal i Sejmit i Republikës së Polonisë,

I nderuar z Stanisłav Karzevski, Marshal i Senatit të Republikës së Polonisë,

Të nderuar kolegë Kryetarë, drejtues e përfaqësues të Parlamenteve të Evropës Qëndrore dhe Lindore,

Të nderuar miq,

Çështjet e agjendës së këtij sesioni janë themelore për zhvillimin e Evropës Qendrore e Lindore, për kontinentin e më gjerë.

Ky rajon përbën një ndër zonat ekonomike e politike më të rëndësishme të globit.

Ai përfaqëson një thesar kulturor të njerëzimit, të cilin ne, banorët e tij, duhet ta ruajmë e pasurojmë.

Agjenda 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, nisen nga vizioni i integrimit të dimensioneve ekonomike, sociale e mjedisore të zhvillimit.

Ne, udhëheqësit dhe qytetarët e këtyre shoqërive, duhet të punojmë për shoqëri me më pak varfëri, më shume dije e ekonomi të dijes, marrëdhënie miqësore me mjedisin, zhvillim të qëndrueshëm e për të gjithë.

Gjatë tri dekadave të fundit, krahas valëve të demokratizimit, vendet tona janë përfshirë njëkohësisht në proceset e modernizimit, perëndimizimit dhe evropianizimit.

Pavarësisht diferencave midis tyre, ato konvergojnë në një drejtim kryesor: vlerat evropiane. Evropianizimi i shoqërive tona është tipar i kohës.

Prandaj bashkëpunimet tona dypalëshe dhe rajonale duhet të kenë si yll polar Bashkimin Evropian, si një bashkim vlerash, aspiratash, vizionesh dhe qytetarësh evropianë.

Para pak ditësh, Këshilli Evropian iu përgjigj pozitivisht rekomandimit të Komisionit Europian dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë në qershor 2019.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme, e cila vlerësoi përpjekjet tona drejt perspektivës evropiane.

Përfitoj nga ky rast të shpreh mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për parlamentet e Polonisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Greqisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, për mbështetjen që u dhanë qeverive të tyre për qëndrimin pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Bashkëpunimi ndër-parlamentar duhet të bëhet promotori i përpjekjeve të vendeve tona për një mirëqenie e jetë cilësore, një shoqëri demokratike e paqësore dhe të ardhme të sigurt.

Diplomacia parlamentare është edhe një faktor demokratizimi. Sa më shumë parlamentet kombëtare kontribuojnë si faktorë bashkëpunimi, aq më mirë i përballojnë sfidat e pavarësisë së degëve të qeverisjes në shoqëritë përkatëse.

Të dashur kolegë,

Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm ka krijuar një kornizë veprimesh të përbashkëta kundër tiranisë së varfërisë dhe pabarazisë, dy armiqve të rrezikshëm të botës së sotme.

Bashkëpunimi aktual midis Qeverisë shqiptare dhe OKB-së është përqendruar në gjashtë fusha: integrimi evropian, qeverisja e mirë, demokracia dhe sundimi i ligjit, konkurueshmëria, kohezioni social dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Disa nën komisione parlamentare dhe një komitet ndërministror monitorojnë zbatimin e Planit të Veprimit për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Shqipëria është vend pilot për Objektivin 16, i cili  synon angazhimin për një qeverisje te mire, gjithëpërfshirëse, forcimin e institucioneve demokratike etj.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë e dhjetorit 2017, shprehu vullnetin konsensual të ligjvënësve për inkorporimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në hartimin e ligjeve, buxhetit, funksionet e mbikëqyrjes e përfaqësimit, si edhe dokumentat strategjikë, programet e masat e qeverisë. 

Gjatë dy viteve të fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka udhëhequr zbatimin e reformës në drejtësi, unike në rajon, e cila synon të reformojë sistemin gjyqësor, të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë. Rezultatet e kësaj reforme janë të prekshme dhe mbresëlënëse.

Shqipëria ka ndërmarrë gjithashtu reforma të rëndësishme për fuqizimin e mirëqenies dhe kohezionit social, si reforma e pensioneve, tregut të punës, sistemit shëndetësor, arsimit të lartë, reforma territoriale, ristrukturimi i sektorit energjetik, lufta kundër informalitetit në ekonomi etj.

Vendi po rritet ekonomikisht me rreth 3-4 përqind në vit, duke rimodeluar zhvillimin ekonomik drejt hapjes së vendeve të punës, reduktimit të varfërisë dhe zgjerimit të shërbimeve publike, sociale e shëndetësore cilësore e të përballueshme. 

Rezultat i reformave është ulja e ndjeshme e papunësisë, e cila, për herë të parë pas vitit 1990, arriti 12.5 përqind. 

Varfëria e matur me fuqinë blerëse (5 dollarë në ditë) është përgjysmuar gjatë gjashtë viteve të fundit: nga 62.5 në 32.8 përqind.

Shqipëria po punon për ngushtimin e hendekut gjinor në tregun e punës. Papunësia e grave është më e ulët sesa e burrave dhe disniveli në pagë po ngushtohet.

Ne po punojmë për avancimin më tej të pjesëmarrjes së grave e vajzave në jetën dhe institucionet politike.

Shqipëria po hedh hapa të rëndësishme drejt Mbulimit Shëndetësor Universal, i cili lidhet ngushtë me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Financimet për shërbimet shëndetësore po rriten, duke synuar ofrimin e shërbimeve cilësore, në kohë dhe të përballueshme për të gjithë.  Në vitin 2016, për herë të parë pas vitit 1990,  shpenzimet publike tejkaluan ato private dhe përballojnë mbi 55 përqind të shpenzimeve për shëndetin.

Objektivi ynë është që askush të mos bie në varfëri për shkak të shpenzimeve nga xhepi për shëndetin.

Seriozitetin me të cilin vendi im po punon për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm e tregon edhe fakti se Shqipëria është i vetmi vend nga rajoni që do të raportojë në Takimin e Nivelit të Lartë të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, gjatë datave 16-18 korrik,  për zbatimin e këtyre Objektivave.

Ne po punojmë dhe duhet të punojmë më shumë për zbutjen e asimetrive të zhvillimit në vendet tona.

Sidomos për ngushtimin e hendekut midis rritjes ekonomike dhe niveleve të pakënaqshme të mirëqenies, kënaqësisë dhe lumturisë së qytetarëve.

Kjo arrihet nëpërmjet zbutjes së pabarazive, zgjerimit të aksesit në shërbimet jetikë bazë, shërbimet publike, shërbimin shëndetësor dhe përmirësimin e edukimit.

Të nderuar kolegë,

Serbia dhe Kosova kanë nisur vitet e fundit dialogun për zgjidhjen e problemeve midis tyre, dialog te cilin Shqipëria e mbështet fuqimisht.

Prandaj, në përfundim të fjalës sime, dëshiroj t’i bëj thirrje këtij Samiti që të krijojmë bashkërisht një mjedis më gjithëpërfshirës, duke mundësuar pjesëmarrjen në këto nisma rajonale edhe të  Kosovës.

Kjo pjesëmarrje do te inkurajonte e mbështeste edhe dialogun Serbi-Kosovë dhe do ta bënte atë më produktiv.

Ju faleminderit.

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Samiti i NATO-s në Bruksel, Bushati: Mposhtja e terrorizmit dhe parandalimi i faktorëve, sfidë
Rama i flet te veshi presidentit Trump, SHPËRTHEN deputeti: LEGEN, je thyer në mes për një... »
Article Logic
Execution time: 0.007213830947876
array(1) { ["section"]=> string(75) "ruci-kerkon-nga-varshava-perfshirjen-e-kosoves-ne-samitin-e-ardhshem-127676" }