Ruçi merr pjesë në Asamblenë e rëndësishme në Stamboll: Çelja në qershor e negociatave është e merituar

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 16-05-2018 Ruçi merr pjesë në Asamblenë e rëndësishme në Stamboll: Çelja në qershor e negociatave është e merituar Gramoz Ruci

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), që mbahet në Stamboll. 

 Takimi i kryetarëve të parlamenteve të shteteve anëtare të PABSEC-ut u zhvillua me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. 

Ruçi u takua me Kryetarin e Parlamentit Grek Nikos Voutsis me homologen Bullgare Karayahncheva si dhe me Kryetarin e Senatit të Rumanisë Tariceanu.

Në fokus të bisedimeve ishte rekomandimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ruçi mori mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ruçi-Voutsis theksuan se çelja e negociatave në qershor është plotësisht e merituar. Gjithashtu Presidenca Bullgare dha garanci të plotë për çeljen e negociatave në qershor.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Rumania wshtw avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor.

“Rumania, avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor. Rajoni i Detit të Zi, organizatë rajonale, përgjegjësitë globale. Mozaiku i vlerave, në shërbim të demokracisë, stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies”- tha Ruci.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes TRAGJIKISHT gruaja në minierën e Bulqizës (EMRI)
Vdekja e gruas në minierën e Bulqizës, vjen reagimi i fortë: Babëzi, prokuroria bën sehir »
Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658
array(1) { ["section"]=> string(109) "ruci-merr-pjese-ne-asamblene-e-rendesishme-ne-stamboll-celja-ne-qershor-e-negociatave-eshte-e-merituar-120973" }