Ruçi në mbrojtje të Ramës për udhëtimin në Turqi, Kinë dhe Paris: E turpshme!Është në shërbim të vendit

Publikuar tek: politike, më 11:25 03-12-2015 Ruçi në mbrojtje të Ramës për udhëtimin në Turqi, Kinë dhe Paris: E turpshme!Është në shërbim të vendit

Gramoz Ruçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me sulmet që iu bënë në Kuvend nga deputetët demokratë.

Edhe sot Rama nuk ndodhet në Shqipëri, për shkak të një vizite që po zhvillon në Paris, por deputetët demokratë kanë ngritur sërish shqetësimin pse kryeministri nuk ndodhet në Kuvend.

Por Ruçi u ka dhënë një sqarim deputetëve demokratë në lidhje me vizitën në Turqi, Kinë dhe Paris.

“Lidhur me termat që rëndom trajtohen në parlament për kryeministrin, jo vetëm që ka qenë prezent. Nëse keni nevojë për kryeministrin depozitoni një seancë pyetjesh, interpelance, debate, po kryemin ka axhendën e vet dhe është në shërbim të vendit.

E trajtuat ditën që ishte në Turqi, kur ishte në Kinë, ishte samiti me 16 kryeministrat e Evropës Qëndrore dhe Juglindore, Shqipëria të mos ishte atje se duhet të jetë këtu?!

Ka 3 muaj që është konfirmuar ftesa mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Francës dhe brenda ditës kthehet në Shqipëri. Gjeni rrugët dhe mjetet se si të ballafaqoheni me kryeministrin po jo në këtë mënyrë se është e turpshme”, tha Ruçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dogjani në Kuvend kërkon mbrojtjen e gazetarit, mesazhi kërcënues: “Do të të kthejmë në kufomë”
Basha i vendosur: Më 8 dhjetor fillojmë përballjen popullore pa kthim »
Article Logic
Execution time: 0.022294044494629
array(1) { ["section"]=> string(107) "ruci-ne-mbrojtje-te-rames-per-udhetimin-ne-turqi-kine-dhe-paris-e-turpshme-eshte-ne-sherbim-te-vendit-26857" }