Ruçi pret ambasadorin e ri të misionit të BE-së në Tiranë, Soreca: 8 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 15:38 12-10-2018 Ruçi pret ambasadorin e ri të misionit të BE-së në Tiranë, Soreca: 8 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë Gramoz Ruci dhe Luigi Soreca

Pasi e uroi ambasadorin Soreca për misionin e tij në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit informoi gjerësisht mbi veprimtarinë dhe kontributin e Kuvendit në tre aspektet kryesore: kurorëzimin me sukses të hapjes së negociatave në qershor 2019; vazhdimin me vendosmëri të reformës në drejtësi dhe procesit të Vettingut; përfundimin e reformës zgjedhore.

 

Kuvendi është i angazhuar për realizimin e të gjitha detyrimeve të tij për kurorëzimin me sukses të hapjes së negociatave në qershor 2019.

Pas publikimit të raportit me rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë, në maj 2018, Kuvendi hartoi Planin e Veprimit me 6 objektiva dhe 46 masa për realizimin e tyre. Deri më 1 tetor janë realizuar 22 nga 37 masa të parashikuara për  periudhën 1 maj-31 tetor 2018, ndërsa 15 masa janë në proces. 9 masat e tjera janë programuar të realizohen gjatë periudhës 1 nëntor 2018 - prill 2019.

Kuvendi ka miratuar 7 ligjet prioritare që shoqërojnë amendimet Kushtetuese, përfshirë ligjin për vetting-un, dhe në total ka miratuar 17 nga 27 projektligjet e reformës në drejtësi. Ndërkohë, Komisioni për Çështjet Ligjore ka në proces shqyrtimi 7 projektligje të reformës.

Gjatë periudhës Mars-30 Shtator 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar procedurën e rivlerësimit për 49 gjyqtarët dhe prokurorët të listës prioritare me 57 gjyqtarë dhe prokurorë.  25 nga 49 ose 48%   të shqyrtuarve janë larguar nga sistemi dhe 27 janë konfirmuar.

Ngritja e institucioneve të reja të reformës në sistemin e drejtësisë është i kushtëzuar nga procesi i vettting-ut si edhe konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Komisioni i Reformës ka bërë një punë të shkëlqyer, por është i nevojshëm vullneti politik i partive, të cilat duhet të afrohen në qëndrimet e tyre, në emër të interesave të vendit. “Nëse partitë arrijnë një kompromis, reforma miratohet që nesër”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Ambasadori Soreca nënvizoi se tetë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë. “Objektivi i BE-së është i qartë: Shqipëria duhet të jetë në BE dhe për këtë po punojmë të gjithë”, u shpreh Ambasadori Soreca. Por për këtë duhen rezultate konkrete, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi po lavdërohet për kurajon dhe përgjegjësinë që po demostrohet për zbatimin e saj. Vetting-u po funksionon, por është shumë e rëndësishme të krijohen organet e reja të sistemit dhe për këtë duhen shtuar përpjekjet. Përsa i përket reformës zgjedhore, ajo po shkon drejt përfundimit, por për këtë duhet që partitë të mbështesin më shumë Komisionin e reformës dhe të arrijnë një kompromis në të mirë të vendit.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Balla pas dëshmisë së Bashës në Prokurori: Me lekët që do paguash si shpifës, unë do rindërtoj një...
‘Kam qenë gjimnazistja më e mirë në Shqipëri’, Shehaj i kthehet keq Spiropalit: Moj zonjë, më thuaj çfarë pune ke bërë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0051698684692383
array(1) { ["section"]=> string(121) "ruci-pret-ambasadorin-e-ri-te-misionit-te-be-se-ne-tirane-soreca-8-muajt-e-ardhshem-jane-vendimtare-per-shqiperine-137569" }