Ruçi: Rama i pakënaqur me performancën e kabinetit qeveritar, nesër nisin takimet intensive me zgjedhësit

Publikuar tek: politike, më 20:13 06-11-2015 Ruçi: Rama i pakënaqur me performancën e kabinetit qeveritar, nesër nisin takimet intensive me zgjedhësit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk është i kënaqur me performancën e deritanishme të kabinetit të tij qeveritar. Në një intervistë për emisionin “Kapital” në “Vizion Plus”, Ruçi pohoi se nesër e gjithë qeveria do të ‘zbresë’ në terren për t’u ballafaquar me votuesit. Nga ana tjetër, deputeti i majtë theksoi se takimet do të vijojnë deri nga mesi i muajit dhjetori.

“Duke filluar nga dita e nesërme e deri ne mes te muajit dhjetor, jo vetëm Edi Rama po e po. Por nën drejtimin e Edi Ramës i gjithë kabineti qeveritar do të jetë në takime intensive me të gjithë zgjedhësit tanë me strukturat tona, për të komunikuar me ta lidhur me ato që kanë bërë në këto dy vjet qeverisje dhe me ato që do të bëjnë në dy vjetet e ardhshëm të qeverisjes. Kreu i Asamblesë së PS-së foli edhe për Primin, duke përjashtuar negociatat me PD-në. Nga ana e tij, Ruçi u shpreh pro formulës mazhoritare të pastër, pra që kandidatët të garojnë kokë më kokë në zgjedhjet parlamentare.

“Unë e njoh mire Edi Ramën dhe besoj që njeriu me i pakënaqur në atë qeveri është vetë Edi Rama. Pasi kam kaluar shumë kryeministra në këto 25 vjet dhe e vlerësoj për vizionin që ka për qeverisje, për përkushtimin, për energjinë, për kohën që vë në dispozicion për marrëdhëniet që ndërton. Një njeri që ka një vizion të tillë, një përkushtim dhe një ambicie të tillë natyrisht që është i pakënaqur me efektivitetin dhe nuk është i lumtur Edi Rama. Ndryshimi i qeverisë është ekskluzivitet dhe atribut vetëm I atij që drejton kabinetin dhe ai merr përsipër edhe kostot. Për ndryshimet në qeveri dhe koalicionin me LSI Impulse të reja nuk do të thotë emra të rinj në kabinetin qeveritar. Nëse do të vazhdojmë me lodra fjalësh ky është tjetër muhabet. Për mua asnjëherë nuk ka përsosmëri. Unë e shikoj funksionimin e koalicionit jo tek deklaratat qoftë edhe individuale të njërit apo të tjetrit. Po unë e shikoj në qëndrimet dhe veprimet kolegjiale që mbahen si nga LSI edhe nga partia socialiste në kabinetin qeveritar dhe në sallën e parlamentit.”, pohoi Ruçi.

Ai shtoi më tej se ai është partizan për mazhoritar të pastër. “Që do të thotë ballafaqim ballë përballë kush të fitoje. Por këtu nuk bëhet fjalë se çmendoj unë. Pse? Asnjë parti e vetme qofte kjo partia socialiste, partia demokratike, LSI nuk mund te ndryshoje kështu sistemin. Pra për sistemet zgjedhore në përgjithësi dhe kodin në veçanti duhet një dakordesi e plote e spektrit politik, të paktën atij parlamentar.”, tha Ruçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-De Maziere: Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë me emigrantët
Drejtori “News24”: Minxhozi, Nano dhe Vasjari të tredhur para Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.022828817367554
array(1) { ["section"]=> string(109) "ruci-rama-i-pakenaqur-me-performancen-e-kabinetit-qeveritar-neser-nisin-takimet-intensive-me-zgjedhesit-24835" }