Rudina Magjistari bën ‘’për ujë të ftohtë’’ Çiljetën dhe e pyet për Alban Hoxhën, këngëtarja rrëfehet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:39 13-09-2016 Rudina Magjistari bën ‘’për ujë të ftohtë’’ Çiljetën dhe e pyet për Alban Hoxhën, këngëtarja rrëfehet

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e ftuar në emisionin e pasdites me moderatore Rudina Magjistari ka rrëfyer për operacionin e saj si dhe pushimet e verës. 

Këngëtarja ka rrëfyer se ka zvogëluar gjoksin me 3 numra, nga 6-shta që e ka patur në numrin 3.

“E kam patur masën e gjoksit 6-shta. Është shumë e lodhshme, nuk vishja dot një deklolte pa rripa. Pas operimit kam qarë, e kam shumë të frikshme narkozën. E kam harruar veten time si kam qenë, më duket sikur kam qenë gjithmonë kështu”.

Përsa i përket Fernandos, Çiljeta ka thënë se është shumë e lidhur me të birin.

Fernano është mërzitur shumë dhe sa erdha nga Italia ai më tha “Pse i ke hequr ciciat”. Fernando është dashuruar me mamin e vet, sa herë që çohet në mëngjes më puth. E kam pasur të kollajt ta rris Fernandon. Fernando ka një zë shumë të mirë për të kënduar. Përsa i përket këngëve, kam bërë gati 4 këngë të reja për një vit, kam patur koncerte të shumta”.

Përsa i përket lidhjes me Albanin, Çiljeta ka thënë që e ka xhan dhe që nuk do të flas me të. “E kam shumë xhan.  Nuk dua të kthej përgjigjje tjetër. Na kanë bashkuar shumë fëmijët”.

Kurse Rudina Magjistari, në superformë me një fustan të kuq, e pyeste gjithë kureshti këngëtaren në studion e re të emisionit ‘’Rudina’’.

Këngëtarja përgjigjet në mënyrën e saj "Të dua shumë ty, të kam shumë xhan… Do doja ta mbaja shumë personale këtë përgjigje. Le ta quajmë miqësi, ok" (qesh)

Si jeni njohur ju të dy?

"Jemi njohur rastësisht, në një koncert në Bllok te Flares. Ai kishte ardhur në intervistë, unë këndoja atje, ja ashtu jemi njohur. Pastaj kemi dalë me fëmijët tanë…ai ka djalë. Albani është një djalë shumë i mirë, që unë e respektoj pafund".

Këto janë fjalët e Çiljetës për karrierën dhe lidhjen e saj me Albanin.

rudina.png

cili_dhe_rudina.png

cili_12.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032647848129272
array(1) { ["section"]=> string(102) "rudina-magjistari-ben-per-uje-te-ftohte-ciljeten-dhe-e-pyet-per-alban-hoxhen-kengetarja-rrefehet-52792" }