Rudina Magjistari dhe Ilva Tare, pse janë mërzitur nga gazetari i Showbiz, Eraldo Rexho

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:08 19-08-2016 Rudina Magjistari dhe Ilva Tare, pse janë mërzitur nga gazetari i Showbiz, Eraldo Rexho Gazetari Eraldo Rexho duke pozuar per \"Living\"

Eraldo Rexho, drejtuesi i revistës Who, është përzgjedhur këtë radhë për intervistën në revistën Living. Dhe meqënëse është një gazetar shumë i dashur për VIP-at e showbiz, ka rrëfyer dy episode me dy vajza të ekranit për të cilat ka pasur lajme për të publikuar, dhe në një rast e ka bërë, në një rast tjetër jo. Këto kanë qenë raste brenda periudhës së tij 9-vjeçare duke u marrë me VIP-at. 

“Një rast, është ai i moderatores së njohur, Rudina Magjistari, e cila është një nga personazhet që e kam dashur dhe vazhdoj ta dua shumë. Megjithatë, kur botova lajmin ekskluziv për lidhjen e saj me Xhavitin, ajo u mërzit. Gjithsesi, qejfmbetja mes nesh nuk zgjati, pasi nisur nga dashamirësia me të cilën unë e bëra shkrimin, ajo vendosi që rrëfimin e saj në çift, ta bënte për revistën WHO. Por, ndodh që sido t’i kesh marrëdhëniet me ta, nëse u thua “do të nxjerr këtë lajm”, s’ta lejojnë. Thonë “prit dhe pak, prit dhe pak”. Unë e kam pësuar njëherë nga kjo “pritja”, me Ilva Taren. E kam ditur për fejesën e saj me kohë, por s’e nxora lajmin. Ilva më kërkoi ta shtynim një javë, ndërkohë që javën tjetër e nxorën gazetat konkurrente. Nëse do ta kasha nxjerrë që atë javë, do të kisha qenë i pari e në punën tonë, të jesh “i pari” është jetike. Në një lloj kuptimi, e humba ekskluzivitetin. Në raste të tilla, mërzitem shumë, por prapë preferoj të jem i kujdesshëm” shprehet Eraldo. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025273084640503
array(1) { ["section"]=> string(91) "rudina-magjistari-dhe-ilva-tare-pse-jane-merzitur-nga-gazetari-i-showbiz-eraldo-rexho-50193" }