Rudina Magjistari djeg Hermes Nikajn në Panarin e Librit: Nuk i kam dhënë asnjë intervistë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:37 14-11-2015 Rudina Magjistari djeg Hermes Nikajn në Panarin e Librit: Nuk i kam dhënë asnjë intervistë

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka “djegur” Hermes Nikajn e njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” pikërisht tani që ai po promovonte librin e tij me intervista te “Panairi i Librit”, duke thënë se në fakt nuk ka dhënë ndonjë intervistë për të.

“Magjia Femërore” titullohet libri i Hermesit i cili tha se ishte frymëzuar pikërisht nga moderatorja Rudina Magjistari, për këtë titull.

“E vërteta është se Hermes nuk më ka kërkuar një intervistë të tillë, sepse nëse do të ma kishte kërkuar, mund të kishim bërë diçka. Ndaj nisur nga fakti që ai i ka hyrë gazetarisë si profesion, pasi punon në një media, dua t’i jap një këshillë se nuk është kjo mënyra e duhur që ka zgjedhur për t’u bërë gazetar, pra duke gënjyer. Ky profesion kërkon të jesh i vërtetë dhe profesionist”, thotë moderatorja për Panoramën.

Më parë, Hermes ishte shprehur: “Përzgjodha Rudinën pasi është personazh i dashur i pasditeve të shqiptarëve dhe një model për mua. Rudina e priti shumë mirë, duke më falënderuar e duke më uruar suksese të mëtejshme”.

1334411673-hermes_nikaj.jpg

libri-hermes.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas takimit me Ramën, Meta e ndez një cigare, e rrallë për kreun e Kuvendit
Të solidarizohemi me Francën, si të shtoni ngjyrat e flamurit në foton e profilit në Facebook »
Article Logic
Execution time: 0.037859916687012
array(1) { ["section"]=> string(95) "rudina-magjistari-djeg-hermes-nikajn-ne-panarin-e-librit-nuk-i-kam-dhene-asnje-interviste-25428" }