Rudina Magjistari nuk kthehet në “Tv Klan”, i kanë zënë orarin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:38 21-04-2016 Rudina Magjistari nuk kthehet në “Tv Klan”, i kanë zënë orarin

Në ekranin e Televizionit Klan, ka nisur mbrëmjen e djeshme telenovela më e re “Sarasvaticandra”.

Por ajo çka bie në sy edhe për këtë sezon, duket që do të vazhdojë për një kohë të gjatë – mungesa e programit “Takimi i pasdites”, një program nga Rudina Magjistari. I menduar fillimisht si rikthim në muajin janar, programi u shty në kohë për shkak të prioriteteve të moderatores dhe organizatorëve. Në një intervistë për mediat pak kohë më parë, Rudina deklaroi se së shpejti do të rikthehej në ekran, pa përcaktuar akoma datën, shkruan Revista Class.

Duket që “Takimi” nuk do të bëhet as këtë sezon, meqenëse në orarin e tij, një ditë më parë ka filluar seriali i ri. Gjatë kësaj kohe, Rudina i është përkushtuar mëmësisë me kohë të plotë, ndaj edhe e ka marrë me shumë qetësi rikthimin, që me shumë mundësi do të ndodhë pas pushimeve verore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031219005584717
array(1) { ["section"]=> string(65) "rudina-magjistari-nuk-kthehet-ne-tv-klan-i-kane-zene-orarin-38311" }