Rudina Magjistari tërhiqet nga akuzat ndaj Viola Salës: Çfarë thotë moderatorja për gruan që e përndoqi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:57 29-10-2016 Rudina Magjistari tërhiqet nga akuzat ndaj Viola Salës: Çfarë thotë moderatorja për gruan që e përndoqi

Pas shtatë muajsh hetimesh, prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën për “Përndjekje” ndaj Vjola Salës, e cila e kishte shantazhuar, kërcënuar dhe përndjekur Rudina Magjistarin.

Por, vajza nga Durrësi ka thënë se nuk ka dashur t’i bëjë keq mederatores së emisionit telviziv “Rudina”, megjithatë prokuroria kishte konstatuar se përndjekjen Vjola Sala nuk e ka bërë vetëm me Rudina Magjistarin, por edhe me disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur kallëzim ndaj saj. Vjola Sala tashmë ka përfunduar në gjykatë, ku do të merret edhe një vendim në lidhje me akuzat kundër saj.

E teksa durrsakja rrezikon të dënohet, Magjistari shprehet e penduar.

Në një deklaratë për “Bluetooth” prezantuesja rrëfen se nuk e mendonte që historia do të arrinte deri në këtë pikë. “Është thjesht procedurë që duhet të ndiqet. Nuk besoj se do të jetë gjë serioze, unë as e dija që do të shkonte çështja deri këtu”, ka thënë ajo. E pyetur nëse mendon të tërhiqet nga akuzat, prezantuesja pohon: “Do tërhiqem dhe mendoj se ajo duhet të jetë njeri që ka probleme dhe besoj që do zgjidhet në formë tjetër. Nuk mendova se do të shkonte puna deri këtu. Unë nuk u nisa për këtë, absolutisht. Nga ana juridike mendoj se është proces që duhet vazhduar, por ajo e ka kuptuar dhe kaq mjafton”. Megjithatë Viola Sala rrezikon të burgoset, por sipas Rudina Magjistarit kjo nuk do të ndodh. E pyetur nëse i vjen keq për faktin se vajza nga Durrësi mund të përfundojë në burg, ajo tregon, “Jo, nuk besoj se do shkojë puna deri aty, nuk besoj se do të ndodhë gjë”, ka thënë moderatorja për “Bluetooth”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Albana Osmani nervozohet keq me këngëtaren që do mbajë koncert-protestë për Valbonën: Merrni duartrokitje dhe ikni pini kafe në Paris
3 punojnë e 5 vëzhgojnë, historia e mesnatës së sotme për të mbushur gropat »
Article Logic
Execution time: 0.0042080879211426
array(1) { ["section"]=> string(108) "rudina-magjistari-terhiqet-nga-akuzat-ndaj-viola-sales-cfare-thote-moderatorja-per-gruan-qe-e-perndoqi-57759" }