Rudina Xhunga “kryqëzon” Milva Ekonomin për fushatën e kancerit….Por Iva Tiço e ka një përgjigje për Rudinën (DEBATI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:05 22-10-2016 Rudina Xhunga “kryqëzon” Milva Ekonomin për fushatën e kancerit….Por Iva Tiço e ka një përgjigje për Rudinën (DEBATI)

Rudina Xhunga dhe Iva Tiço janë “përplasur” me komentet e tyre në media për fushatën sensibilizuese për mamografinë apo ekon e kancerit të gjirit, që parandalon këtë sëmundje, në kuadër të tetorit, muajit të fushatës kundër kancerit.

Marjeta ka tre muaj që ka nisur luftën e saj me kancerin, që nis me zgjimin në mëngjes në 5, vrapin për te furgoni i Fierit, radhën për te Onkologjiku në Tiranë, kimioterapinë dhe kthimin sërish në shtëpi, ku e presin 8 sy gjithë pyetje e ankth.

Marjana do të jetojë dhe po bën gjithçka mundet, por kaq mundet. Gruaja e re, 43 vjeçare, nuk do t’i lerë jetimë tre fëmijët, por më shumë se të shkojë te spitali publik dhe të shpresojë, nuk ka ç’të bëjë.

E ka parë edhe ajo foton e ministres Ikonomi. Dhe të pyet mos spitali, që i bën reklamë zonja ministre, është më i mirë dhe të shpëton, të pyet edhe sa kushton të shkosh te ai spital. Pyet kot, sa për ta ditur, se ajo numëron edhe lekët e furgonit.

Çfarë i thotë kjo foto e Milvës, Marjetës? Për çfarë e sensibilizon, për çfarë e ndihmon, përveçse e bën të ndihet e pafuqishme, e pazonja,  që s’ka lekë të paguajë për jetën e saj?! Milva Ikonomi ka qenë Zv. Ministre e Shëndetësisë, është Ministre e Ekonomisë së qeverisë shqiptare, jo menaxhere projekti te privati. Kur shkon të reklamojë, qoftë edhe për kauzë të mirë, një privat, duhet të mendojë edhe për Marjetën e Marjetat që përfaqëson. Ato vërtetë nuk kanë votuar për të, por qeverinë, që ajo përfaqëson, po. Ndaj Milva Ikonomi, mbase do të duhej ta fuste kokën në kornizë te Onkologjiku, për të sensibilizuar, ndikuar e ndihmuar, atë sektor ku shkon 70 % e shqiptarëve”, shkruan Xhunga. “Mbase do të duhej të shkojë te “Nënë Tereza” dhe nga pavijonet ku jeta lufton me kancerin, tu drejtohet grave dhe vajzave shqiptare, duke ju thënë: Ejani këtu dhe bëni kontrollin. Ejani këtu dhe mjekohuni! Ejani këtu dhe operohuni! Unë, ministrja juaj, ju jap siguri” shkruan Xhunga në artikullin e publikuar në dritare.net.

Nuk ndan të njëjtin qëndrim me moderatoren Xhunga, gazetarja Iva Tiço.

“Do isha dakort me Rudina Xhungen ta kryqëzonim Milvën- ministre nëse dy ditë më parë nuk do kisha takuar doktoreshen e spitalit amerikan. Ajo më tha se gjatë këtij muaji të fushatës, me dhjetëra gra e vajza kishin bërë ekon e gjirit, por ajo që ishte me e habitshmja për të ishte se ndonëse 'të ngritura', pra shumica me arsim te lartë dhe punë të mira, e bënin këtë kontroll për herë të parë në jetë. Unë jam një ndër to, një nga shoqet që nominova gjithashtu nuk e ka bërë kurrë këtë ekzaminim edhe pse dy herë nënë... Pra ka raste kur fushatat duhen, sidomos kur na duhet të shkojmë tek mjeku për të parandaluar të keqen e madhe, ndaj dhe kontributi i Milva Ikonomit, në këtë rast si grua dhe jo si ministre, ka vlerë nëse pas saj shkojnë së paku dhe dy gra të tjera”, shkruan Iva Tiço në living.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071980953216553
array(1) { ["section"]=> string(118) "rudina-xhunga-kryqezon-milva-ekonomin-per-fushaten-e-kancerit-por-iva-tico-e-ka-nje-pergjigje-per-rudinen-debati-57069" }