Rumania njeh vitet e punës, përfitojnë 5 mijë shqiptarë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:12 27-02-2015 Rumania njeh vitet e punës, përfitojnë 5 mijë shqiptarë

Rumania do të njohë vitet e punës së shqiptarëve në Rumani dhe po kështu Shqipëria do të njohë vitet e punës së rumunëve në vendin tonë

Shqipëria dhe Rumania nënshkruan sot në Bukuresht marrëveshjen e Mbrojtjes Sociale, e cila bën të mundur njohjen e viteve të siguruara të pensionit për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Rumani dhe anasjelltas. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë 5 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Rumani.

Po kështu marrëveshja parashikon edhe bashkimin e viteve të punës, kudo që shqiptarët dhe rumunët kanë punuar, si në Shqipëri, ashtu edhe në Rumani. Llogaritja e masës së pensionit llogaritet duke marrë në konsideratë të dy periudhat, por pagesa e pensionit do të përballohet sipas viteve që individi ka punuar në secilin shtet.

Përfitimet kanë të bëjnë me sëmundjes dhe barrëlindjet, aksidentet në punë e sëmundje profesionale, pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të invaliditetit dhe pagesat për vdekje.  Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj dhe ministrja Rumune e Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe të Moshuarve Rovana Plumb.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069429874420166
array(1) { ["section"]=> string(59) "rumania-njeh-vitet-e-punes-perfitojne-5-mije-shqiptare-4593" }