Rusët “pushtojnë” sërish ishullin e Sazanit, “përforcime” edhe nga çekët e anglezët

Publikuar tek: ekonomi, më 11:11 08-05-2017 Rusët “pushtojnë” sërish ishullin e Sazanit, “përforcime” edhe nga çekët e anglezët

Ashtu siç ishte parashikuar, që ishulli i Sazanit të kthehet në atraksion turistik nga data 1 maj, duket se të huajt mezi e kanë pritur këtë ditë.

 

 Siç duket edhe nga kjo video të xhiruar para disa ditësh në ishullin “e ndaluar” tashmë turistët e huaj kanë zbarkuar dhe duken shumë të lumtur teksa e vizitojnë.

Kjo video po qarkullon në rrjetet sociale dhe mësohet se një grup turistësh rusë, çekë dhe anglezë po shohin nga afër bukuritë natyrore dhe misteret e shumëpërfolura.

Ndërsa ecin me një mjet lundrues, ata këndojnë me kitarë këngën e famshme të kërcimit rus “Kalinka”, ndërsa të tjerët bëjnë foto dhe video pafund sepse siç duket duan ta shijojnë çdo moment në ishullin e Sazanit.

Kjo është hera e parë që Sazani u hap dhe u vu në dispozicion të guidave turistike. Ishulli do të jetë i hapur për vizitorët nga maji deri në tetor 2017, brenda orarit 08:00 – 19:00, kundrejt një bilete të vendosur nga Bashkia Vlorë, e cila do të kujdeset nëpërmjet personave të autorizuar prej saj për shoqërimin e turistëve në itineraret e përcaktuara. Gjatë vizitave, turistët duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar dhe nuk mund të dalin jashtë hapësirave të lejuara nga Ministria e Mbrojtjes. Operatorët turistikë që organizojnë ture ditore duhet të venë në dispozicion të grupeve turistike një person të ngarkuar për shoqërimin e tyre.

Ç’THUHET PËR ISHULLIN E SAZANIT

Për më shumë se gjysmë shekulli, Sazani ishte një ishull enigmatik. Operacionet ushtarake që kryheshin atje magjepsën publikun gjatë Luftës së Ftohtë.

Rreth viteve 1910, Italia mori në zotërim ishullin me marrëveshje që ndante Shqipërinë mes Greqisë dhe Italisë. 

Sazani u përdor nga italianët si bazë ushtarake deri sa komunistët e rimorën. Në librin “The Cold War: A History”, thuhet se Bashkimi Sovjetik i fali Shqipërisë borxhet në shkëmbim të përdorimit të Sazanit, pak vite pasi në pushtet erdhën komunistët.



111222 by newsbomb-al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024505853652954
array(1) { ["section"]=> string(84) "ruset-pushtojne-serish-ishullin-e-sazanit-perforcime-edhe-nga-ceket-e-anglezet-77861" }