Rusia heq embargon e armëve ndaj Iranit

Publikuar tek: bota, më 22:24 13-04-2015 Rusia heq embargon e armëve ndaj Iranit

Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr një embargo mbi furnizimin e Iranit me sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore S-300, vetëm pak ditë pasi fuqive botërore arritën një marrëveshje të përkohshme me Republikën Islamike për kufizimin e programit të tij bërthamor.

Putin nënshkroi një dekret për heqjen e ndalimit për furnizimin e Iranit me sisteme të avancuara të raketave tokë-ajër të miratuar në shtator të vitit 2010, njoftoi të hënë faqja elektronike e Kremlinit.

Duke shpjeguar vendimin, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se duke pasur parasysh përparimin e arritur mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore ((Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, dhe Shteteve të Bashkuara, plus Gjermania)) kohët e fundit në bisedimet bërthamore, arsyetimi për embargon ndërkombëtare për të furnizuar Teheranin me raketa S-300s, nuk ishte më i vlefshëm, transmeton Voa.

Në vitin 2007, Moska nënshkroi një kontratë me vlerë prej 800 milionë dollarësh për të furnizuar Teheranin me pesë raketa S-300. Rusia, megjithatë, pezulloi kontratën tre vjet më vonë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione ndaj Iranit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028864860534668
array(1) { ["section"]=> string(44) "rusia-heq-embargon-e-armeve-ndaj-iranit-8616" }